LAJMI I FUNDIT:

Ushtria franceze ndërton kamp spitalor për të trajtuar rastet me coronavirus

Ushtria franceze ndërton kamp spitalor për të trajtuar rastet me coronavirus

Ushtria franceze ka filluar ndërtimin e një spitali për trajtimin e të prekurve me coronavirus.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ndërtimi filloi në një spital fushor ushtarak në Mulhouse, i cili duhet të ndihmojë në lehtësimin e spitalit civil të qytetit, i cili është i mbingarkuar nga një fluks i shtuar i pacientëve me coronavirus.

Me 30 shtretër dhe rreth 100 staf mjekësor, këto njësi të kujdesit intensiv ushtarak (MIS) premtojnë të jenë shumë më tepër sesa një “spital fushor”, tha Shërbimi Shëndetësor i Ushtrisë (EHS).

Spitali gjithashtu do të jetë i vendosur afër heliportit të spitalit civil, për të përfituar nga infrastruktura.

Ndërkohë ishte raportuar se Franca po përgatitet të prezantojë masa edhe më të rrepta për t’iu përgjigjur mosbindjes së qytetarëve të saj ndaj kufizimeve për të dalë jashtë shtëpive të tyre.

Aktualisht, 12.612 njerëz janë infektuar me coronavirus në Francë, dhe 450 kanë vdekur.

Rreth 67 milionë francezëve u është bërë thirrje të mos i lënë shtëpitë e tyre për dy javë, dhe nëse u duhet, ata do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë vetëm në raste të jashtëzakonshme – për ushqim dhe për arsye shëndetësore.

Mediat franceze raportojnë se ekziston mundësia e zgjatjes së karantinës për një muaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori