LAJMI I FUNDIT:

“Ushtria e Titos” dhe shkollat e muzikës në Kosovë

“Ushtria e Titos” dhe shkollat e muzikës në Kosovë

Vepra e quajtur “Ushtria e Titos”, është në partiturat e librave për klasat e para dhe të dyta në shkollën e ultë të muzikës. Edhe pse kjo vepër injorohet nga shumica e mësimdhënësve, ka edhe nga ata që e praktikojnë me nxënësit e tyre.

E tërë kjo ndodhë për shkak se tani e 20 vjet, në sistemin e mësimit muzikor instrumental nuk ka një libër përmbledhës të veprave të kompozitorëve shqiptarë dhe atyre të huaj.


Dhjetëra kërkesave drejtuar Ministrisë së Arsimit lidhur me këtë çështje, këta të fundit nuk u janë përgjigjur.

Kompozitorët vënë në dukje se përgjegjësit e shëndetit kulturor të popullit, që janë Ministria e Kulturës dhe ajo e Arsimit, janë fajtorët kryesorë të cilët nuk nxisin njerëzit, shoqatat, e botuesit që kjo gjendje të përmirësohet.

Kompozitori Rafet Rudi tregon se edhe në këto momente ka vepra muzikore të gatshme nga kompozitorët shqiptarë për mësimin e të gjitha instrumenteve muzikore. /RTK/

ENDE MËSOHET "USHTRIA E TITOS"

Librat për instrumentet muzikore në Kosovë janë në gjuhën serbe

Publiée par RTK sur Lundi 17 février 2020