Atasheu ushtarak i Kosovës në Washington, Ilir Qeriqi, ka bërë të ditur se në Kosovë së shpejti do të arrijnë pajisje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qeriqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përkrahja dhe koordinimi me SHBA-të po sjellë rezultate në zhvillim të kapaciteteve ushtarake.


101506634 10217014375897985 4603434827906023424 n

“Përkrahja dhe koordinimi me partnerin tone strategjik ne vazhdimësi, po sjellin rezultate ne zhvillimin e kapaciteteve tona, si ne pajisje, edukim dhe trajnim. Misioni i ri kërkon përgatitje dhe pajisje, qe përmbushin synimet dhe objektivat tona për një force sa me moderne, dhe kompatibile me aleatin tone SHBA”, shkruan Qeriqi.

101661307 10217014375577977 6892614545127243776 n

Sipas Qeriqit, pajisjet të cilat shihen në fotografitë e publikuara do të arrijnë së shpejti në Kosovë.

“Në Kosovë së shpejti do të arrijnë këto pajisje, e që vargu i tyre do të jetë mjaft i gjatë. Vazhdojmë tutje. Shumë të tjera do t’i kemi edhe në të ardhmen. Go Army”, shkruan ai. /Telegrafi/