LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët me origjinë shqiptare rrezikojnë 7 vite burg për shkak të “shqiponjes” (Video)

Ushtarët me origjinë shqiptare rrezikojnë 7 vite burg për shkak të “shqiponjes” (Video)

Ministri grek i Mbrojtjes kërkon dënimin maksimal për 7 ushtarët e ushtrisë greke me origjinë shqiptare që janë fotografuar brenda një reparti ushtarak në Mesologji të Greqisë, teksa bëjnë me pëllëmbët e tyre simbolin e shqiponjës dy krenare.

Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë, Panos Kamenos ka kërkuar që ushtarët të dënohen si askush më parë, për të shmangur përsëritjen e gjesteve të tilla në mënyrë të organizuar.

Burime nga Ministria greke e Mbrojtjes,thanë se 7 ushtarët që bënë me duar simbolin e Shqipërisë e që më pas e postuan atë në rrjetet sociale, janë ndaluar dhe shoqëruar në ambientet e repartit ku dhe u pyeten lidhur me veprimin e tyre.


“Tërbohet” Greqia: Në Ushtrinë greke bëhet simboli i shqiponjës dykrenëshe (Foto)
Lexo po ashtu “Tërbohet” Greqia: Në Ushtrinë greke bëhet simboli i shqiponjës dykrenëshe (Foto)

Ndërkaq, atyre u janë konfiskuar edhe celularët dhe me një urdhër urgjent të kësaj ministrie, do të dërgohen në regjimentin e Janinës, ku dhe do të mbahen nën mbikëqyrje gjatë ditëve të ardhshme.

Çështja duket se ka marrë përmasa edhe më të mëdha për shkak të reagimeve mediatike, por edhe të politikës greke, çka ka detyruar Prokurorinë ushtarake të hapë një hetim lidhur me ngjarjen.

Mësohet se 7 ushtarët do të merren në pyetje nga Prokuroria e Janinës në cilësinë e të pandehurve.

Ata rrezikojnë të dënohen deri në 5 vjet burg, nën akuza të propagandës antikombëtare dhe aktivitetit antikombëtar. Ende nuk dihen nëse ata ndodhen të arrestuar,apo nën monitorimin e eprorëve të tyre në ambientet e repartit. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori