Nga: Daut Dauti
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak duhet të kthehet gjithsesi dhe sa më shpejt. Jo gjashtë muaj apo tre muaj verës e tre muaj dimrit, por një vit të plotë dhe nën disiplinë të hekurt.
Shërbimi ushtarak nuk e ka vetëm qëllimin që individin ta përgatisë për luftë. Më shumë ndikon në përgatitjen për jetë të përditshme. Pas ushtrisë njeriu mësohet në mënyrë të rregullt se si duhet të zgjohet nga gjumi dhe si bëhen veprimet e para për ta zënë ditën. Përgatitet fizikisht e psikikisht dhe e kupton se kjo botë ka hierarki në të cilën duhet të përshtatet.
Ushtria e mëson njeriun se si duhet t’i kryejë punët e veta. Kur mësohen këto punë, njeriu bëhet burrë. Nuk bëhesh burrë pse martohesh apo pse ke fjetur me femër. Në fakt, m’u atëherë bëhesh horë para gruas nëse nuk i di disa punë tua të përditshme.
Një herë shkuam mysafirë te një shok. Atëherë shkonim nga 10 e më shumë veta e shpesh buanim më shumë se një natë. Madje, flinim në një dhomë. Nga mëngjesi deri në mesditë i vështrova veprimet e njërit mysafir që nuk e njihja. Por, m’u dashtë ta pyes: “A nuk e ke krye ushtrinë ti, a”? Ma ktheu me nervozë dhe mënyrë të pasjellshme: “Pse? Ku pe di ti? Pse po t’intereson? Merru me puntë e tua”.
Ai mezi u zgjua nga gjumi dhe mezi u vesh. Ishte i shkalafentë. Nuk dinte të hante e as të sillej me njerëz. Nuk e dite as rendin e muhabetit. Thjeshtë, nuk kishte shprehi që i duhen gjatë ditës dhe jetës. Sikur të kishte shërbyer në ushtri, shumicën e gjërave do t’i dinte.
I vështroj njerëzit në rrugë se si ecin dhe çfarë gjeste kanë. I vështroj se si ulën, si qëndrojnë dhe si flasin në autobus, tren, aeroplan, restorant… Menjëherë e di (në fakt nuk e di, por e formoj bindjen) çfarë profesionesh kanë. Ushtarët dhe policët dihen menjëherë, edhe pse janë me rroba civile. Ata janë më pedantët, më të pastër dhe lëvizjet e veprimet e tyre kanë kuptim.
Kam nevojë t’i vështroj njerëzit. Kjo për arsye se më duhen kur i përshkruaj karakteret e personazheve në shkrimet e mia. Gruas time i pengon shumë kur i vështrojë femrat. Sa më të reja që janë, shqetësimi i saj është më i madh. Por, mua më duhen edhe gratë. Për t’i përshkruar, natyrisht. Ushtaraket i vështrojë më shumë se policet. Gratë në uniformë ushtarake e kanë një fuqi të veçantë magnetike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert