LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët britanikë përshëndesin heronjtë ukrainas të cilët u nisën për në vijën e frontit, pas trajnimit disa javor në Mbretërinë e Bashkuar

Ushtarët britanikë përshëndesin heronjtë ukrainas të cilët u nisën për në vijën e frontit, pas trajnimit disa javor në Mbretërinë e Bashkuar

Ushtarët britanikë janë filmuar duke përshëndetur trupat ukrainase derisa këta të fundit ishin duke shkuar për në vijën e frontit pas stërvitjeve në Mbretërinë e Bashkuar përpara një kundërofensive të pritshme pranverore të Kievit kundër ushtrisë pushtuese të Vladimir Putinit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës dhe më pas të shpërndara nga ekuivalenti britanik, janë marrë nga brenda një autobusi në lëvizje dhe tregojnë ushtarë me uniformë të rreshtuar përgjatë një rruge që duartrokasin, përshëndesin dhe mbajnë flamujt ukrainas.

Kjo shenjë solidariteti dhe respekti erdhi kur ushtarët u ndanë me aleatët e tyre ukrainas, të cilët kishin përfunduar stërvitjen këtë dimër për t’i përgatitur ata për një shtytje të re në luftën Rusi-Ukrainë.


Jeta në Bakhmutin e rrethuar: Pamje dramatike që tregojnë trupat ukrainase duke zmbrapsur forcat ruse ndërsa raketat e Putinit godasin qytetin lindor
Lexo po ashtu Jeta në Bakhmutin e rrethuar: Pamje dramatike që tregojnë trupat ukrainase duke zmbrapsur forcat ruse ndërsa raketat e Putinit godasin qytetin lindor

Krahas pamjeve, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar shkroi: “Ne përshëndesim miqtë tanë ukrainas ndërsa kthehen në shtëpi pasi kanë përfunduar stërvitjen për të mbrojtur lirinë, të dashurit dhe pavarësinë e tyre”.

Videoja ngjalli një reagim emocional në internet, me një përdorues të Twitter-it që shkruante: “Më solli lot në sy. Shumë respekt për të dyja skuadrat”.

Një tjetër shtoi: “Ukrainasit janë jashtëzakonisht mirënjohës për ju Mbretëria e Bashkuar. Zoti i bekoftë zemrat tuaja të mira! Ukraina nuk do ta harrojë kurrë ndihmën tuaj dhe gjithçka që bëni për Ukrainën”.

Një komentues në YouTube tha: “Ky është një respekt dhe nderim i bërë nga britanikët. Jam thellësisht i prekur nga kjo”.

"Tani ose kurrë": Ukraina po përgatitet për kundërsulm ndaj rusëve
Lexo po ashtu "Tani ose kurrë": Ukraina po përgatitet për kundërsulm ndaj rusëve

Pushtimi rus i Ukrainës detyroi shumë qytetarë të zakonshëm të merrnin armët për të mbrojtur atdheun e tyre, kështu që trajnimi i tyre për të qenë të gatshëm për luftim është thelbësor për suksesin e tyre ushtarak.

Programi për forcat ukrainase, i organizuar nga Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe i realizuar si nga forcat britanike ashtu edhe nga partnerët aleatë, njihet si Operacioni Interflex dhe ka parë mijëra ukrainas të jenë pjesë e trajnimit bazë të Ushtrisë Britanike.

Trajnimi bazë përfshin mbijetesën në një mjedis armiqësor; trupave u mësohen aftësi rreth mjeteve bazë në terren dhe kujdesi mjekësor, si dhe gjuajtja dhe trajtimi i armëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës

Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës

Botë
Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Amerika
Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë

Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë "menjëherë"

Botë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj - si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës - në Ukrainë

Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj - si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës - në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori