Ushqimi i shpejtë ndikon në inteligjencën e fëmijëve, posaçërisht për ata deri në moshën trevjeçare

Më të rinjtë do të duhej të shmangnin ushqimin e shpejtë, sepse ai mund të lërë pasoja afatgjata në aftësitë e tyre intelektuale
Nuk është vetëm dëmtimi i traktit tretës problemi kryesor i ushqyerjes me ushqime të shpejta. Kjo gjë është trajtuar shpesh kohët e fundit dhe është kritikuar nga ana e mjekëve konsumimi i tyre, transmeton Telegrafi.
Nëse fëmijët më të vegjël se tre vjeç konsumojnë shumë çipsa, biskota, burgerë dhe pica, pesë vjet më vonë mund të shfaqin koeficient më të ulët të inteligjencës.
Këtë e kanë treguar hulumtimet e Universitetit në Bristol, të cilat kanë përfshirë 14 mijë vogëlushë.
Hulumtuesit njëherësh kanë studiuar edhe fëmijët të cilët kanë ngrënë ushqime të ziera, pemë dhe perime.
Këta vogëlushë nuk kanë pasur kurrfarë problemesh, për dallim nga moshatarët të cilëve u është dhënë ushqim i shpejtë.
– Truri në tre vjetët e parë rritet më intensivisht, ndërkaq ushqimi përplot yndyra dhe sheqerna ka shumë pak vitamina dhe përbërës të tjerë të dobishëm. Prandaj trurit ia pamundësojnë të arrijë nivelin optimal.
Është interesante që ushqimi joadekuat nuk lë pasoja negative te fëmijët midis katër dhe shtatë vjeç.
Pas vitit të tretë zhvillimi i trurit ngadalësohet, prandaj ushqimi nuk ka ndikim shumë të madh në tru – shpjegon Dr Pauline Emmett, anëtar i ekipit hulumtues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë