I vendosur nën panele të ngritura, ushqimi për macet tërheq dëmtuesit dhe i bën ata më të lehtë për t’u mbledhur, ndërkohë që nuk rrezikon specie të dobishme

Shirita bakri, birrë, lëvozhga vezësh të grimcuara; të gjitha këto janë mjete pak a shumë të suksesshme, që i përdorin kopshtarët amatorë të cilët nuk preferojnë të përdorin kimikate dhe insekticide të ndryshme.


Këto të fundit shpesh reklamohen qëllimisht gabimisht si të sigurta për mjedisin, zogjtë dhe gjitarët, të cilët mund t'i hanë ato në kopshtin e hapur.

Ushqim për mace - është një meze e vërtetë! Në të vërtetë, kërmijtë e duan ushqimin e maceve dhe për shkak të kësaj , ata urrehen nga dashamirësit e kafshëve.

Tasat me ushqim shpesh janë të mbushur me kërmij që ua hanë mëngjesin maceve të tyre gjatë natës – ankohen njerëzit në forume të shumta në internet. Të njëjtin problem e kanë edhe ata të cilët ushqimin e maceve ua lënë iriqëve, transmeton Telegrafi.

Ushqimi për macet zakonisht përmban përbërës të pasur me proteina, vitamina dhe fibra bimore. Nëse e shikojmë etiketën, do të shohim se çdo ushqim me cilësi mesatare përmban një përqindje të caktuar mishi, siç është mishi i pulës, i gjelit të detit, i qengjit dhe të brendshmet.

Përveç kësaj, ka perime si bizelet dhe karotat që ofrojnë vitamina dhe minerale, si dhe fibra bimore. Disa ushqime të dehidratuara për macet përfshijnë fruta të tilla si belushi, boronica ose mollë për vitamina dhe antioksidantë shtesë. Ekzistojnë gjithashtu acide yndyrore omega-3 dhe omega-6 nga burime të tilla si vaji i peshkut ose vaji i farave të lirit, si dhe probiotikë dhe prebiotikë.

Nga ana tjetër, kërmijtë ushqehen me gjethet e shumë bimëve (sidomos fidanëve të rinj), fruta dhe perime të pjekura, si dhe me materialin bimor që kalbet. Disa specie janë gjithashtu grabitqarë që sulmojnë specie të tjera kërmijsh.

Në përgjithësi, nga perspektiva e kërmijve, ushqimi për macet duket si ushqimi ideal, i mbushur me të gjithë përbërësit dhe energjinë e nevojshme për rritje të shpejtë dhe riprodhim edhe më të shpejtë.

Kësisoj, mënyra më e lehtë për të tërhequr kërmijtë është me ushqim për macet, të cilin mund ta vendosni nën një gur ose, edhe më mirë, një pjatë qelqi të ngritur dy centimetra nga toka. Në këtë mënyrë, pengoni macet dhe qentë të hanë ushqimin e lënë pas. Mund të përdorni edhe pllaka qeramike me madhësi të ndryshme.

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, hiqni pjatat dhe mblidhni kërmijtë që kanë ardhur për t'u ushqyer me ushqimin e maceve. Pas kësaj, i mbytni në një tas me ujë në të cilin keni shtuar disa pika detergjent për larjen e enëve.

Sigurisht, duke vepruar kështu, duhet të shmanget eliminimi i kërmijve shtëpiakë "leopard" (Limax maximus), të cilët janë aleatët tanë. Domethënë, ata janë omnivorë dhe pastrues, kështu që ushqehen edhe me mish. Shumë burime pohojnë se ata ushqehen me kërmijtë e dëmshëm spanjollë (Arion vulgaris) dhe vezët e tyre. Po ju, si i luftoni këtë dëmtues të kopshtit? /Telegrafi/