Marco Reus, Mario Gotze... dhe Usain Bolt? Sulmi i Borussia Dortmundit, së paku për ditën e enjte ku sprinteri xhamajkan u bashkua me klubin dhe kreu stërvitjen e parë.

Ndërsa Reus dhe Gotze kanë parë gjithçka me Dortmundin, sytë e tyre më herët nuk e kishin parë sprinterin e famshëm Bolt, që të stërvisë me ta.


Mbajtësi i rekordeve të 100 metrave, kishte dëshirë që të bashkohej me Manchester Unitedin, ndërsa pasi e mbylli me atletikë, ai po merret dashurin e tij të vjetër, futbollin.

4A74340C00000578 5534263 image m 57 1521765634309

Dhe klubi i Dortmundit  i ka ofruar atij një "provë".

Gjigantët gjermanë dhe Bolt, kanë të njëjtin sponsor, Puma, dhe kjo është bërë në mes të kësaj lidhje.

4A743B9C00000578 5534263 image m 64 1521765753264

Bolt po e shijon këtë eksperiencë duke u njoftuar me shokët e ekipit.

Xhamajkani u fotografua është në stërvitje ku shihej me Andre Schurrlen dhe lojtarët e tjerë që nuk ishin ftuar nga Kombëtarja.

4A743C6400000578 5534263 image m 49 1521765308481

Bolt po ashtu u shëtit edhe nëpër objektet e klubit, ndërsa u përshëndet edhe me Julian Weigl dhe Marco Reusin, ndërsa para se të filloj stërvitja ai bisedonte me Omer Toprakun.

4A74336E00000578 0 Sprinting legend Usain Bolt took part in Borussia Dortmund s tra m 35 1521763858999

31-vjeçarit i pëlqeu shumë stadiumi Signal Iduna Park që ka kapacitet prej 81,360 tifozë.

4A7433B000000578 5534263 image m 53 1521765425971

Bolt do ta udhëheqë një ekip të XI Botërore kundër Anglisë së Robbie Williams në Soccer Aid në qershor.

4A743B6800000578 5534263 image m 65 1521765764641

Ai do të jetë edhe sot (e premte) në stërvitje me Dortmundin, madje dhe tifozët mund ta shohin.  /Telegrafi/

telegrafi sport app