LAJMI I FUNDIT:

Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Mjekët tregojnë pse ndodh dhe si ta parandaloni

Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Mjekët tregojnë pse ndodh dhe si ta parandaloni

Urinimi i dhimbshëm pas seksit nuk është gjithmonë shenjë e një infeksioni urinar apo e ndonjë sëmundjeje seksualisht të transmetueshme

Në fakt, urinimi i dhimbshëm mund të jetë rezultat i diçkaje shumë më pak shqetësuese, por po aq të zakonshme, si acarimi vaginal, i cili shpesh mund të menaxhohet në shtëpi pa vizitën e mjekut ose pa antibiotikë.

Një ndjesi djegieje gjatë urinimit pas seksit mund të ketë disa shkaqe, të cilat variojnë nga diçka e lehtë si acarimi i jashtëm që lidhet me lëkurën rreth hapjes së uretrës… deri te një sëmundje seksualisht e transmetueshme apo infeksion urinar.


Në raste të rralla, njerëzit mund të përjetojnë urinim të dhimbshëm të shkaktuar nga një infeksion maja ose vaginozë bakteriale.

Më shpesh, labia, vagjina ose uretra irritohen për shkak të mungesës së stimulimit ose paralojës, si rezultat i një alergjie ndaj prezervativit, ose një reagimi ndaj spermës apo pështymës – të gjitha këto mund të çojnë në urinim të dhimbshëm.

Pra, si mund ta dalloni nëse ndjesia e djegies është rezultat i acarimit të jashtëm apo shenjë e diçkaje që mund të kërkojë kujdes mjekësor?

Nëse është thjesht acarim ‘mekanik’ si thatësi ose ndjeshmëri, atëherë mund të zgjasë vetëm disa minuta me urinimin e parë pas seksit.

Megjithatë, nëse zgjat më shumë, atëherë mund t’ju duhet të konsultoheni me një mjek apo të bëni disa analiza urine, citon Anabel.

Për çdo rast, është e rëndësishme të mos neglizhoni kontrollet e duhura te mjekët specialistë! /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Cili fëmijë në familje ka sensin më të mirë të humorit?

Cili fëmijë në familje ka sensin më të mirë të humorit?

Fëmija juaj
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Fëmija juaj
A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori