LAJMI I FUNDIT:

Urdhërarrest ndërkombëtar për vrasësin e dyfishtë te Parku i Qytetit në Prishtinë

Urdhërarrest ndërkombëtar për vrasësin e dyfishtë te Parku i Qytetit në Prishtinë

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë te Parku i Qytetit në Prishtinë, është duke u kërkuar edhe nga autoritetet e Shqipërisë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se për të dyshuarin ka urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, duke shtuar se kjo nënkupton se urdhër-arresti për Lulzim Idrizajn është përcjellë edhe te Autoritetet e Republikës së Shqipërisë.


“Personi i vetëm i dyshuar për këtë rast është L. Idrizi i cili gjendet në arrati, pra s’ka të dyshuar apo të arrestuar të tjerë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, rasti është edhe në Prokurori, ku aktualisht janë duke u kryer veprime hetimore në koordinim me prokurorinë përkatëse.

Incidenti i cili ndodhi rreth tre muaj më parë la të vdekur dy të rinjtë, Arianit Gashin dhe Eron Agajn te parku i qytetit në Prishtinë. Ata ishin me një skuter kur Idrizi shtiu drejt tyre me armë zjarri duke i lënë të vdekur. /lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori