LAJMI I FUNDIT:

Ismajli tregon detajet e sulmit ndaj Vitores, thotë se ishte paralajmërim për Blerandin

Ismajli tregon detajet e sulmit ndaj Vitores, thotë se ishte paralajmërim për Blerandin

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli ka dhënë më shumë detaje në lidhje me sulmin fizik që i është bërë sot bashkëshortes së Blerand Stavilecit, Vitores.

Ismajli tha se ky rast është një goditje e rëndë jo vetëm për familjen e tyre po edhe për kulturën në përgjithësi.


“Kjo është një goditje e cila godet jo vetëm familjen por edhe kulturë tonë, edhe normat tona. Nuk goditet ai që është më i dobët fizikisht, që është duke dalë nga shtëpia e saj. Vitorja dhe Blerandi e kanë pas sot përvjetorin e martesës, ajo ka qenë në veturë, duke dalë nga lagjja Veterrnik”, ka thënë Ismajli në Info Magazine në Klan Kosova.

Tutje Ismajli shpjegoi se si ka ndodhur rasti që prej daljes nga shtëpia të Vitores e deri tek sulmi.

“Një veturë e ka ndalë i ka dalë përpara. Ajo thotë se fillimisht ka menduar se dikush po kërkon ndihmë ka hapur dritarën i ka thënë: urdhëro. Ata i kanë thënë: hape derën!. Ajo i ka thënë: pse? Dhe pas kësaj ka filluar sulmi, dhe e kanë goditur atë. Dy persona e kanë goditur shumë herë në fytyrë duke e sharë duke i thënë se kështu duhet bërë”.

Ismaili thotë se Vitorja ka qenë si objekt për t’i dhënë një porosi Blerandit.

“Që ai  ka folur shumë, se ai s’duhet të fletë, për Blerandin ka ndodhur sulmi ,Vitoria ka qenë objekt që ata kanë dashtë me i dhanë porosi Blerandit, ajo ka filluar të bërtasë të kërkojë ndihmë, ata janë larguar e kanë lënë atë, pastaj është lajmëruar Blerandi, policia dhe ndihma e shpejtë. Ajo ka një lëndim të madh në fytyrë, është gjakosur mavijosur”, tha ai.

“E kam parë atë ngase kur e mora lajmin kam shkuar shpejt, ajo është në një gjendje të rëndë, gruaja e cila del me punët e saj nga shtëpia dhe sulmohet nga dy persona për shkak të burrit të saj, ajo është në gjendje të rëndë psikike dhe fizike. Rasti ka ndodhur afër ‘Rezonancës’ në Veternik. Ajo është në një gjendje të tronditur. Sulmi ka ndodhë rreth orë 1 në një kohë kur njeriu del të takohu bashkëshortin e vet në qytetin e saj, dhe sulmohet nga dy meshkuj për t’i dhënë një porosi politike burrit të saj”.

“Kjo është një situatë shumë e rëndë në Kosovë”, tha ai./Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori