LAJMI I FUNDIT:

Uran Ismaili, kandidat i PDK-së për Prishtinën

Uran Ismaili, kandidat i PDK-së për Prishtinën

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një tubim të mbajtur me strukturat e reja në Prishtinë, ka thënë se Uran Ismaili është kryetari për të cilin ka nevojë Prishtina.

“Nuk kam parë njeri që e dëshiron më shumë qytetin e vet se Uran Ismaili. Urani e do Prishtinën me zemër. Duke e parë udhëheqjen dhe punën e tij të mrekullueshme në ministrin e shëndetësisë dhe dashurinë që ka për qytetin, e di që ai është kryetari për të cilin ka nevojë Prishtina. Prandaj, ju them këtu zyrtarisht se Uran Ismaili është kandidati i PDK-së për Prishtinën”, ka thënë Veseli.


Sipas njoftimit për media, Veseli ka thënë se nuk do të ketë projekt që qeveria qendrore nuk do ta mbështesë të Prishtinës dhe Uran Ismailit për Prishtinën.

“Prishtina nuk do të mbetet më gërmadha e Kosovës. Uran Ismaili do ketë shumë e shumë projekte për zhvillimin e Prishtinës dhe të gjitha niveli qendrorë do t’i mbështesë”, ka thënë Veseli.

Ndërkohë, Uran Ismaili, ka thënë se Prishtina dhe qytetarët e saj e meritojnë një qytet më të dinjitetshëm.

“Së bashku do ta bëjmë Prishtinën një kryeqytet modern i cili do të zhvillohet dhe do të krijoj mundësi për të gjithë qytetarët e saj mbi kërkesat dhe nevojat e tyre e jo mbi animet partiake. Ju, ta mbledhur sot këtu kaq masivisht, jeni garancia më e madhe se kjo është e mundur dhe se ne do t’ia dalim”, ka thënë Uran Ismaili.

Uran Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së PDK-së në Prishtinë e cila ka dalë me 75 nëndegë në zgjedhjet e fundit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori