Për të dhjetin vit me radhë, Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, Fakulteti i Arteve të Bukura i Universitetit të Tiranës dhe Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës, më 23 dhe 24 maj 2016, organizuan ekspozitën ,,Ura me tri harqe”.
Nikoqir i këtij manifestimi këtë vit ishte Fakultetit i Arteve të Bukura i Universitetit të Tiranës. Sipas organizatorëve, qëllimi i kësaj ekspozite të përbashkët mes Universitetit të Tiranës, Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Tetovës është përpjekja për ta ngritur cilësinë dhe vlerën e artit në përgjithësi. Kuratori i ,,Urës me tri harqe”, Ermir Hoxha e vlerësoi lartë konceptin e përcjelljes së ideve përmes pikturës të studentëve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës. “Në këtë ekspozitë, që tani më është bërë tradicionale dhe organizohet përmes trekëndëshit Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë, studentët më të mirë i paraqesin punimet e tyre para një audience të gjerë, me prurje të reja në fushën e arteve pamore, por edhe të zhanreve të tjera. Sa i përket Fakultetit të Arteve të Universiteti të Tetovës vërehet se në këtë fakultet ka një rritje dhe cilësi shumë të mirë sidomos në drejtimin e pikturës – u shpreh kuratori Ermir Hoxha.
Dekani i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, Prof. dr. Miftar Memeti theksoi se në këtë ekspozitë studentët e UT-së i kanë paraqitur punimet e tyre në fushën e artit figurativ, artit muzikor dhe artit dramatik. ,,Në këtë ekspozitë, ne si fakultet, bashkë me profesorët dhe studentët i prezantuam punimet tona në tri fusha. Sa i përket artit figurativ, ne i prezantuam krijimtaritë figurative në pikturë, skulpturë, grafikë dhe dizajn. Ndërsa në artin muzikor morri pjesë grupi harkor i studentëve, kurse në fushën e artit dramatik, këtë vit ne shfaqëm disa filma me metrazh të shkurtë. Është një aktivitet që çdo herë organizohet në fund të muajit maj dhe është bërë pjesë e pashmangshme e tërësisë programore të tre Universiteteve tona”, tha dekani Prof. dr. Miftar Memeti. Ekspozita ,,Ura me tri harqe” tanimë disa vite me radhë është shndërruar në një eveniment shumë të rëndësishëm kulturor, pasi që pedagogët dhe studentët e Universiteteve të Tiranës, Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Tetovës i ekspozojnë krijimtaritë e tyre artistike dhe të arriturat e fundit në lëmin e arteve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por në Qeveri mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”
Voziti me fëmijë në prehër – policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Bytyqi: Një vit e gjysmë punuam në planin e rritjes, të ndërmarrim të gjitha proceset reformuese
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City