LAJMI I FUNDIT:

Ura e cila “i sfidon ligjet e fizikës”

Ura e cila “i sfidon ligjet e fizikës”

Kur ndërtohen ura, më së shpeshti kanë të bëjnë me nevojën që të kapërcehen pengesat e sipërfaqeve të mëdha të ujit, në mënyrë që komunikacioni rrugor dhe ai hekurudhor të mund të funksionojnë pa pengesa

Kjo urë në Holandë, në të vërtetë, gjërat i ka vendosur me kokë poshtë, transmeton Telegrafi.


Aquaduct Veluwemeer është urë mbi ujë jo e zakonshme e cila është e hapur para pothuajse dy decenieve.

Me gjatësi 25 dhe gjerësi 19 metra, ura është dizajnuar në atë mënyrë që nëpër të mund të lundrojnë anijet.

Aquaduct është i thellë tri metra, gjë që u mundëson anijeve të vogla të kalojnë nga njëra pjesë e liqenit në pjesën tjetër.

Kjo urë e pazakonshme është ndërtuar nëpër rrugën N302 e cila lidh dy qarqe, Flevoland dhe Gerderland. Rruga pret liqenin Veluwemeer nëpër të cilin lundrojnë anijet dhe jahtet.

Nëpër liqen lundron në numër i madh anijesh, lartësia e të cilave ndryshon, gjë që ka paraqitur pengesën më të madhe në ndërtimin e urës standarde nëpër të cilën do të qarkullonin automjetet.

Ishte e domosdoshme të gjendej alternativa, ndërkaq zgjidhja deri te e cila kanë arritur ishte më e lirë dhe dukej e mrekullueshme.

Është ndërtuar rruga e cila mundëson që automobilat të qarkullojnë nën nivelin e ujit, mirëpo jo në tunel.

Si rezultat, më shumë se 30.000 automobila – edhe automobila edhe anije, çdo ditë qarkullojnë nëpër urën ujore dhe në rrugë, duke mos penguar njëri-tjetrin.

/Telegrafi/