Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë shënon sot 13-vjetorin e themelimit, një datë që përfaqëson përkushtimin ndaj arsimit cilësor dhe avancimit shkencor.
Ky përvjetor, sipas universitetit, simbolizon angazhimin e personelit akademik dhe administrativ, si dhe përpjekjet e studentëve, të cilët kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme dhe kanë kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të institucionit.
Ata, nëpërmjet një postimi në Facebook, kanë theksuar se partneriteti i krijuar në këto 13 vite me institucione akademike dhe kërkimore, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, iu ka mundësuar atyre një larmi programesh që mbështesin zhvillimin e mëtejshëm të universitetit.
“Në këto 13 vitet e para të jetës kemi krijuar partneritete me institucione akademike, kërkimore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, kemi zhvilluar një ofertë të gjerë, të larmishme të programeve studimore për t’iu përgjigjur nevojave të një tregu pune gjithnjë e më kompleks dhe në zhvillim të vazhdueshëm. Falë një vizioni largpamës dhe angazhimit të vazhdueshëm ndaj përsosmërisë dhe inovacionit, universiteti ynë është kthyer në një pikë referimi”, kanë shkruar ndër të tjera përfaqësuesit e Universitetit “Haxhi Zeka” transmeton Telegrafi.
Në kuadër të këtij përvjetori, universiteti do të organizojë një tubim më 15 nëntor 2024 për të kremtuar arritjet dhe për të reflektuar mbi të ardhmen e institucionit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës