Në vitin e dytë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, uniteti i Evropës do të vihet seriozisht në provë.
Gjatë muajve në vijim, konflikti do të arrijë në një fazë vendimtare me ofensiva përfshirëse nga ana e të dy protagonistëve. Teksa forcat ruse do të përpiqen të marrin nën kontroll të gjithë rajonin e Donbasit, Ushtria e Ukrainës planifikon dëbimin e pushtuesit dhe krijimin e terrenit (të përshtatshëm) për të rimarrë Krimenë.
Pavarësisht shfaqjeve në mbështetje të Ukrainës dhe ofrimit të ndihmës ushtarake, për sa i përket strategjisë së saj afatgjatë ndaj Rusisë, Evropa mbetet e ndarë. Pa udhërrëfimin e vendosur të ShBA-së, BE-ja e papërgatitur dhe NATO-ja e dobësuar, tashmë, do t’i ishin nënshtruar presionit të Moskës.
Gjatë vitit të parë të luftës, shtetet evropiane kanë pasur tri qasje të ndryshme: sulmin, mbrojtjen ose nënshtrimin.
Vendet që e kanë përjetuar imperializmin rus në mënyrë të drejtpërdrejt në një moment të historisë moderne, që nga fillimi i luftës, kanë nxitur politika sulmuese. Polonia, Estonia, Letonia, Lituania, Çekia, Sllovakia, Rumania dhe Finlanda e kanë furnizuar Ukrainën me rezerva të mëdha pajisjesh ushtarake, kanë kërkuar armë më efektive nga aleatët e tyre perëndimorë, janë përpjekur për sanksione të ashpra ekonomike ndaj Moskës dhe kanë bërë fushatë për të përjashtuar Rusinë nga organizatat ndërkombëtare.
Shpesh, këto shtete kanë pasur mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, shumicës së vendeve skandinave dhe të disa prej anëtarëve të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.
Pozicioni i këtyre shteteve, të vendosura në vijën e parë, bazohet në realitetin e frikshëm të ambicieve të Kremlinit dhe në bindjen se vetëm një humbje e mirëfilltë e ushtrisë ruse dhe dëbimi i saj nga i gjithë territori ukrainas mund t’i japë siguri të qëndrueshme vendit. Gjithashtu, ata kërkojnë që sanksionet gjithëpërfshirëse ndaj Moskës të vijojnë derisa shkatërrimi i Ukrainës të dëmshpërblehet si dhe derisa të krijohet një gjykatë për krime lufte ndaj udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të Rusisë.
Ata besojnë se çdo kompromis me Kremlinin do të shkelte parimet e sovranitetit shtetëror dhe do të inkurajonte vendet e tjera, si Kina, që të ndërmarrin sulme ndaj fqinjëve të tyre më pak të fuqishëm.
Në kundërshtim të plotë me ta është një grup tjetër shtetesh evropiane, të cilët kanë një qasje mjaft mbrojtëse ndaj Rusisë dhe kërkojnë rivendosjen e shumicës së marrëveshjeve të paraluftës me Rusinë. Nën udhëheqjen e Gjermanisë, Francës e Italisë, në këtë grup bëjnë pjesë edhe disa vende më të vogla të Evropës perëndimore dhe jugore, të cilët kanë furnizuar Ukrainën me pajisje ushtarake pa dëshirë.
Argumentet e tyre janë se një fitore e plotë ushtarake mbi Rusinë është e pamundur dhe se një zgjidhje e negociuar është zgjidhja e vetme, edhe nëse kjo do të thotë se Ukraina duhet të dorëzojë një pjesë të territorit të saj.
Mbrojtësit e rivendosjes të një status quo-së me Moskën, përfshirë Berlinin dhe Parisin, gjithashtu kërkojnë rivendosjen e marrëdhënieve të biznesit dhe tregtisë me Rusinë. Zyrtarët e këtyre vendeve janë të mendimit se lehtësimi i sanksioneve do ta inkurajojë Moskën të pranojë një marrëveshje paqeje.
Një tjetër grup shtetesh evropiane mund të përkufizohen si të nënshtruar, pasi shpesh veprojnë si avokatë të qëndrimit të Kremlinit. Në krye të tyre janë Serbia dhe Hungaria, por, ndonjëherë, në mesin e tyre përfshihen dhe Austria me Bullgarinë.
Serbia e sheh Rusinë si avokaten e vet kryesore për kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës dhe për mbështetjen e dominimit serb në Ballkanin Perëndimor. Në mesazhet e tij drejtuar Perëndimit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq pretendon se Beogradi po përpiqet të çlirohet nga ndikimi i Rusisë, ndërsa, në të vërtetë, ai merr mbështetjen e Moskës për promovimin e agjendës së tij ekspansioniste.
Budapesti e percepton Moskën si një aleate në luftën e vet me Brukselin mbi hapat pas në demokraci të Hungarisë. Ndërkohë, politikanë të rëndësishëm të Austrisë dhe Bullgarisë janë të lidhur me Moskën, përmes rrjeteve financiare apo politike.
Pjesa tjetër e shteteve evropiane ose janë neutrale ose mbajnë pozicione të ndryshueshme në përgjigjet e tyre ndaj luftës në Ukrainë.
Ashtu si gjatë shekullit XX, Uashingtoni ka ndërmarrë rolin kryesor në përballjen me një fuqi perandorake, e cila sfidon pavarësinë e shteteve evropiane. Ai ka ndërtuar konsensus në sigurimin e mbrojtjes së Ukrainës. Pa udhëheqjen diplomatike të Amerikës, aftësitë e saj ekonomike dhe dispozitat ushtarake, ndasitë në përgjigjen e Evropës ndaj agresionit rus do të ishin më të thella.
Sidomos, nëse, deri në verë, nuk do të ketë ka një zgjidhje të qartë, Berlini dhe Parisi do t’i shtojnë thirrjet e tyre për një marrëveshje paqeje dhe për lëshime nga ana e Ukrainës. Dhe pa mbështetjen e SHBA-së për rivendosjen e plotë territoriale të Ukrainës si kusht kryesor për çdo marrëveshje paqeje, shtetet e vijës së parë të NATO-s do ta gjendeshin gjithnjë e më të izoluar dhe të ekspozuar ndaj presioneve të Kremlinit.
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka vënë, haptazi, në dukje tri gjëra:
– ShBA-ja vijon të jetë spiranca e sigurisë transatlantike;
– uniteti i NATO-s është thelbësor në mbrojtjen e kontinentit (evropian);
– dhe, koncepti i “autonomisë strategjike” të Evropës është një mashtrim franko-gjerman që trimëron Rusinë për zgjerim perandorak.
Teksa lufta hyn në një fazë vendimtare, viti 2023 do të jetë prova më e rëndësishme e unitetit evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë. /Gazeta “Dita”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Andrew-Rawnsley-380x233.jpg)
Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten
![Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Trump9-380x233.jpg)
Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë
![Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timothy-Garton-Ash-e1718263351942-380x233.jpg)
Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme
![“Është shumë e sjellshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-12-780x439.png)
“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin
![Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kelly-780x439.png)
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë