Manchester Unitedi ka arritur ta barazojë rezultatin ndaj Burnleyt (2-2), edhe pse ishte në disavantazh prej dy golash.

Në takimin e zhvilluar në Old Trafford, vizitorët befasuan duk e i realizuar dy gola në pjesën e parë.


GettyImages 898762626 (Foto: Getty Images)

Me të filluar takimi, Ashley Barnes e zhbllokoi rezultatin duke i dhënë epërsi skuadrës mysafire (3').

Në minutën e 36-të me golin e Steven Defour, rezultati u dyfishua dhe me epërsi të dyfishtë të Burnleyt , skuadrat shkuan në pushim.

Sidoqoftë, në pjesën e dytë Djajtë e Kuq arritën të ktheheshin për ta barazuar rezultatin.

GettyImages 898757918 (Foto: Getty Images)

Me dy gola të Jesse Lingard (53' dhe 90'), Unitedi shpëtoi nga turpërimi para tifozëve të vet.

Manchester Unitedi tash është 12 pikë prapa Manchester Cityt që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6c949v

https://www.dailymotion.com/video/x6c95kb

https://www.dailymotion.com/video/x6c96z2

https://www.dailymotion.com/video/x6c98hz

telegrafi sport app