Manchester United është rikthyer pas yllit të Interit, Ivan Perisic, pas paraqitjeve brilante në Kupën e Botës me kombëtaren e Kroacisë.

Drejtuesit e klubit nga Old Trafford dhe trajneri Jose Mourinho duan të përforcojnë skuadrën e tyre për sezonin e ri.


E gjithë kjo pasi ata nuk dëshirojnë të kenë edhe një sezon tjetër dështues, pa asnjë trofe të fituar.

Njëri nga lojtarët që pëlqehet më shumë nga Djajtë e Kuq është ylli kroat i Interit, Perisic, i cili shkëlqeu në Botëror.

perisic e1531668755786 Perisic shkëlqeu me Kroacinë në Botëror (Getty Images)

Sipas mediumit britanik The Mirror, Mourinho dëshiron të nënshkruajë me Perisic para se të lejojë Anthony Martial të largohet nga klubi.

Martial, i cili u kthye në Francë për lindjen e fëmijës së tij, dëshiron të largohet nga klubi, edhe pse Unitedi ka vendosur një tarifë prej 70 milionë funtesh apo 79 milionë euro për sulmuesin.

Mourinho dëshiron që zëvendësimi i tij të jetë Perisic, i cili kryeson listën e tij, por deri më tani Interi ka qëndruar fortë duke refuzuar shitjen e tij.

Mediumi britanik thekson se reprezentuesi i Kroacisë mund të përfundojë në Old Trafford për një shifër prej 60 milionë funtesh apo 68 milionë euro. /Telegrafi/