LAJMI I FUNDIT:

Unitedi kërkon Douglas Costan në shkëmbim të Lukakut  

Unitedi kërkon Douglas Costan në shkëmbim të Lukakut  
Costa mund të përfshihet në marrëveshjen për transferimin e Lukakut te Juve

Paulo Dybala nuk do të jetë pjesë e shkëmbimit Romelu Lukaku, por sulmuesi anësor brazilian, Douglas Costa.

Ka pasur raporte të shumta në Angli dhe Itali gjatë 24 orëve të fundit që Juve po bën një shtytje të fortë për Lukakun, i cili ka qenë objektiv i Interit për muaj të tërë.

Oferta do të përfshinte Dybalan, por reprezentuesi i Argjentinës nuk është bindur nga lëvizja e tij në Old Trafford.


Juventusi e ka seriozisht për Lukakun, dërgon ofertë në drejtim të Unitedit
Lexo po ashtu Juventusi e ka seriozisht për Lukakun, dërgon ofertë në drejtim të Unitedit

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Manchester United i ka kërkuar Juventusit të përfshijë një lojtar tjetër në shkëmbim, dhe ai mendohet të jetë Douglas Costa.

Costa mund të përfshihet në marrëveshjen për transferimin e Lukakut te Juve

Braziliani tashmë ishte në shënjestër nga Djajtë e Kuq verën e kaluar dhe përsëri në janar, por këtë herë kjo dëshirë mund të bëhet realitet.

Interi përgatit dy oferta për Lukakun, në njërën përfshihet Perisici plus para
Lexo po ashtu Interi përgatit dy oferta për Lukakun, në njërën përfshihet Perisici plus para

Megjithatë, në këtë rast Juventusi do të duhet të paguajë edhe një shifër të hollash ekstra pasi vlera e Costas është më e ulët sesa ajo e Lukakut.

Interi thuhet se është gati të ofrojë 70 milionë euro plus pesë milionë euro tjera bonuse, por ata mund të përpiqen të përdorin edhe Ivan Perisic si pjesë të marrëveshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

Ndërkombëtare
Kalo në kategori