Manchester Unitedi ka identifikuar objektivat e tyre për afatin kalimtar të transferimeve të verës, ku dy janë mbrojtës dhe një mesfushor.

Djajtë e Kuq do të vendosin për menaxherin e tyre të përhershëm në fund të këtij sezoni.


Edhe trajneri i përkohshëm Ole Gunnar Solskjaer e ka parë veten mes pretendentëve për të drejtuar ekipin në sezonin e ri.

Pavarësisht pasigurisë, shefi i transferimeve të Unitedit, Ed Woodward ka qenë në punë duke hartuar listën e tij të prurjeve për të ndihmuar fitimit e ndonjë titulli në sezonin e ardhshëm.

Sipas mediumit anglez TalkSport, mbrojtësi i Crystal Palace, Aaron Wan-Bissaka e kryeson listën, së bashku me mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic dhe mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly .

Aaron Wan Bissaka 1 Wan-Bissaka është njëri nga mbrojtësit më të mirë në Ligën Premier këtë sezon (Foto: Marc Atkins/Getty images/Guliver)

Wan-Bissaka, 21 vjeç, është shfaqur si një nga talentet më të nxehtë në Evropë dhe është gjithashtu edhe në radarin e Arsenalit dhe Borussia Dortmundit.

Koulibaly 26 1 Koulibaly është një dëshirë e vjetër e Unitedit (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Unitedi ka qenë admirues afatgjatë edhe i qendërmbrojtësit Koulibaly, i cili do t'iu kushtonte afër 100 milionë funteve.

Ndërkohë, Barcelona nuk po synon të rinovojë kontratën e finalistit të Kupës së Botës, Rakitic, i cili gjithashtu është duke u shikuar nga Interi. /Telegrafi/

Rakitici 1 Ivan Rakitic (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)