LAJMI I FUNDIT:

Unitedi e mbyll me barazim fazën grupore, Young Boys mbetet jashtë garave evropiane

Unitedi e mbyll me barazim fazën grupore, Young Boys mbetet jashtë garave evropiane
(Foto: Twitter/Manchester United)

Manchester Unitedi ka luajtur baras ndaj Young Boys (1-1) në ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Në takimin e zhvilluar në Old Trafford, i asistuar me një harkim të Luke Shaw, Mason Greenwood realizoi gol të bukur për epërsinë e Djajve të Kuq (9’).

Mirëpo, kur po afrohej fundi i pjesës së parë (42’), Fabian Rieder i nivelizoi shifrat dhe me rezultat të barabartë, ekipet shkuan në pushim.


(Foto: Twitter/Manchester United)

Në fraksionin e dytë, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të realizonte dhe ky ishte rezultati final i ndeshjes.

Manchester Unitedi është kualifikuar në të tetën e finales nga pozita e parë në Grupin F, derisa skuadra e Young Boys është përshëndetur me garat evropiane.

Skuadra e dytë që do të kualifikohet nga ky grup do të vendoset nga ndeshja Atalanta-Villarreal që është shtyrë për nesër (e enjte, nga ora 16:30) për shkak të motit të keq. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori