United Hospital – ofron kujdes shëndetësor të avancuar për qytetarët e Kosovës

United Hospital është një ndër spitalet private më të avancuara në Kosovë, që ofron shërbime të përgjithshme mjekësore për qytetarët, duke u mbështetur në infrastrukturë moderne, teknologji të digjitalizuar dhe një ekip profesional mjekësor.
Me laboratorë të specializuar dhe pajisje të teknologjisë së fundit, United Hospital garanton diagnostikim të saktë dhe trajtim cilësor për pacientët.
Në qendër të këtij institucioni qëndron përkushtimi ndaj inovacionit dhe personalizimit të kujdesit mjekësor, ku çdo pacient trajtohet në bazë të nevojave të tij specifike përmes sistemeve të integruara të të dhënave shëndetësore.

Petrit Mulaku, specialist i mjekësisë emergjente dhe njëkohësisht koordinator klinik në këtë institucion, thekson se United Hospital funksionon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh nga të gjitha lëmitë mjekësore.
“Spitali i përgjithshëm ofron shërbime në të gjitha fushat, si ato kirurgjike dhe internistike. Po ashtu ofron emergjencë, shërbime diagnostike si radiologjia dhe laboratori, si dhe kujdes intensiv me shërbime anesteziologjike”, deklaroi Mulaku.
Ai tha se në repartin e emergjencës janë të vendosur tetë shtretër, të pajisur për të përballuar çdo lloj situate urgjente – nga gjendjet akute dhe lëndimet, deri te komplikimet e sëmundjeve kronike.
Tutje Mulaku theksoi se pjesë e rëndësishme e shërbimeve janë edhe ato kirurgjike, ku përfshihen: kirurgjia e përgjithshme, kirurgjia kardiake, kirurgjia vaskulare, torakale, ORL-ja, kirurgjia maksillo-faciale si dhe ajo pediatrike. Ndërsa në fushat internistike spikasin kardiologjia – me fokus të veçantë në kardiologjinë invazive, ku funksionon një laborator i hapur 24 orë në ditë – si dhe pulmologjia, hematologjia, nefrologjia, pediatria, ortopedia dhe gjinekologjia.
“Shërbimi i pediatrisë aktualisht funksionon nga ora 08:00 deri në 16:00, por qëllimi ynë është që ta zgjerojmë në shërbim 24-orësh”, shtoi Mulaku.
Siç theksoi ai radiologjia dhe laboratori janë gjithashtu në dispozicion të plotë gjatë gjithë kohës, duke ofruar ekzaminime si rëntgeni, CT dhe analiza laboratorike të detajuara.
Misioni i United Hospital është i qartë: të ofrojë kujdes shëndetësor profesional, të jetë një pikë referimi për shëndetin dhe të kontribuojë si shpëtimtar i jetëve njerëzore në Kosovë. /Telegrafi/















































