Gjysma e parë e takimit përfundoi pa gola dhe nuk ishte një periudhë që dha shumëçka për t’u shijuar, ndërsa rastet më të mira i pati Crystal Palace.


1ambrosse

Në pjesën e dytë ishte skuadra mysafire ajo që kaloi e para në epërsi, ndërsa Darren Ambrose shënoi një gol brilant nga një distancë e madhe (65’).

1federico

Djajtë e Kuq i ktheu në lojë Federico Macheda me një gol të shënuar nga penaltia (68’) dhe me rezultat të barabartë përfundoi koha e rregullt e takimit.

Në vazhdime, sërish më të suksesshëm u treguan mysafirët, të cilën e rikthyen avantazhin me golin e Glenn Murray (98’) dhe u kualifikuan në gjysmëfinale të League Cup.

1crystal

Në gjysmëfinale të League Cup, në përballjet që zhvillohen me dy ndeshje, do të takohen Manchester City - Liverpool dhe Cardiff City - Crystal Palace. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 9 janar, ndërsa ato kthyese më 23 janar. /Telegrafi/

telegrafi sport app