LAJMI I FUNDIT:

United dërgon ofertë prej 130 milionë euro për dy yjet e Ajaxit

United dërgon ofertë prej 130 milionë euro për dy yjet e Ajaxit

Manchester United është i vendosur për të nënshkruar me dy futbollistë të Ajax Amsterdam.

Sulmuesi brazilian Antony si dhe qendërmbrojtësi argjentinas Lisandro Martinez janë dy synimet e trajnerit Erik Ten Hag për t’i sjell në Old Traford.

Tekniku holandez i ka pasur nën urdhrat e tij dy yjet te Ajaxi dhe dëshiron ribashkimin me ta tani në Angli te Manchester United.


Gazeta britanike The Telergraph ka njoftuar se United ka nisur një ofertë zyrtare në drejtim të Ajaxit për transferimin e dy futbollistëve të talentuar.

Djajtë e Kuq i kanë ofruar Ajaxit 130 milionë euro për dy futbollistët, ku 80 janë për sulmuesin brazilian dhe 50 të tjera për qendërmbrojtëin argjentinas.

Kjo ofertë duket se është e mjaftueshme për Ajax që t’i lë të lirë dy yjet e skuadrës të ribashkohen me trajnerin Ten Hag në Old Traford.

Kujtojmë që dy futbollistët në fjalë pëlqehen edhe nga skuadrat tjera të mëdha, ku Antony kërkohet nga Chelsea, Tottenham Hotspur dhe PSG, derisa Martinez është objektivi kryesor i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës tregon se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë mes Ibrahimovic dhe Guardiolas

Ish-lojtari i Barcelonës tregon se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë mes Ibrahimovic dhe Guardiolas

La Liga
Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Ndërkombëtare
Qysh në ftesën e parë shkoi me vonesë: Deschamps nuk e fal sensacionin e Francës

Qysh në ftesën e parë shkoi me vonesë: Deschamps nuk e fal sensacionin e Francës

Përfaqësueset
Konfirmohet edhe nga Javier Tebas se Florentino Perez ka ndikuar në regjistrimin e dy lojtarëve të Barcelonës

Konfirmohet edhe nga Javier Tebas se Florentino Perez ka ndikuar në regjistrimin e dy lojtarëve të Barcelonës

La Liga
I bëri një favor të madh PSG-së, presidenti i Nantes shpreson që Al-Khelaifi ta ftojë në finalen e Ligës së Kampionëve

I bëri një favor të madh PSG-së, presidenti i Nantes shpreson që Al-Khelaifi ta ftojë në finalen e Ligës së Kampionëve

Ligue 1
Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Ndërkombëtare
Kalo në kategori