LAJMI I FUNDIT:

Unioni Ndërkombëtar i Noterëve do të ndihmojë në zgjedhjen e noterëve në Kosovë

Unioni Ndërkombëtar i Noterëve do të ndihmojë në zgjedhjen e noterëve në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se Unioni Ndërkombëtar i Noterëve (IUNL) , do të merr pjesë në pjesë në procesin e zgjedhjes së noterëve në Kosovë.

“Lajm i mirë nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve: pas bisedimeve me të gjithë palët e interesuara këtu, IUNL konfirmoi se ata do të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së noterëve në Kosovë dhe do të japin mbështetje të mëtejshme bazuar në standardet ndërkombëtare. Pra, nuk ka nevojë të nxitoni nominimet tani”, ka shkruar Heldt.