UNICEF: Fëmijët përbëjnë 70 për qind të të gjitha viktimave të identifikuara të trafikimit të qenieve njerëzore në RMV
Përkundër faktit se fëmijët viktima të trafikimit të qenieve njerëzore shpesh mbesin të pazbuluar dhe të paraportuar në mbarë botën, të dhënat e disponueshme nga Komisioni Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Migracionit Ilegal, që përfshijnë dy dekada (2001-2021), tregojnë se fëmijët përbëjnë 70 për qind të viktimave në Maqedoninë e Veriut, citohet në njoftimin e Zyrës së UNICEF-it në Shkup, me rastin e Ditës Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, e cila këtë vit u kushtohet fëmijëve viktima të qenieve njerëzore.
“Ky numër tejkalon ndjeshëm mesataren globale, sipas së cilës pothuajse një e treta e të gjitha viktimave të identifikuara të trafikimit të qenieve njerëzore janë fëmijë. Mosha mesatare e fëmijëve viktima në vend është 15 vjeç, ku vajzat janë ato që vuajnë në mënyrë disproporcionale më shumë dhe i nënshtrohen shfrytëzimit të dyfishtë: si seksual ashtu edhe atij punëtor. Kjo prevalencë alarmante, e cila prek veçanërisht vajzat e reja, nxjerr në pah një prirje shqetësuese që po përkeqësohet në epokën digjtale”, theksohet në njoftim, duke shtuar se UNICEF-i po bën thirrje për investime më të mëdha në parandalimin, mbrojtjen, ndjekjen penale të autorëve dhe vendosjen e partneritetet për t’i dhënë fund trafikimit.
Thuhet se trafikantët në botë kanë përfituar nga përparimet teknologjike për të vepruar në fshehtësi më të madhe dhe për të rritur përfitimin e tyre. Task Forca Kombëtare për Trafikimin e Fëmijëve raporton se trafikantët po joshin gjithnjë e më shumë fëmijët duke përdorur teknologjinë.
“Edhe pse partnerët kombëtarë vazhdimisht bëjnë përpjekje për t’i mbrojtur fëmijët nga trafikimi i qenieve njerëzore, situata kërkon angazhim më të madh dhe më shumë investime për të përmirësuar parandalimin, mbrojtjen, ndjekjen penale të autorëve dhe lidhjen e partneriteteve”, citon Zyra e UNICEF-it në Shkup.
Rekomandohet rritja e investimeve në shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve dhe në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve për të adresuar më mirë shkaqet rrënjësore të trafikimit të fëmijëve. Varfëria, familjet jofunksionale dhe diskriminimi, thuhet në deklaratë, i vendosin fëmijët në rrezik më të madh për t’u bërë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore. Situata ndërlikohet më tej nga zbatimi i dobët i ligjeve për marrëdhëniet e punës dhe mbrojtjen e fëmijëve. Mbështetja dhe shërbimet për parandalim, besojnë ata, duhet të përfshijnë aksesin në mbrojtje sociale, shëndetësi dhe arsim për fëmijët dhe familjet e tyre
“Të forcohen kapacitetet për zbulimin dhe mbrojtjen e fëmijëve viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, përfshirë fëmijët “në rrezik” nga trafikimi. Mungesa e ndihmës dhe rehabilitimit afatgjatë, si dhe varësia e tepruar nga lënia e fëmijëve në qendra strehimi të papërshtatshme rrit rrezikun e traumatizimit dhe riviktimizimit të mëtejshëm. Nevojiten urgjentisht mekanizma më të mirë identifikimi dhe zgjidhje të qëndrueshme për fëmijët e cenueshëm, si dhe investime shtesë për të siguruar që sistemi i mbrojtjes së fëmijëve të ofrojë kujdestarinë e duhur dhe forma të tjera alternative të kujdesit”, ctihet në njoftim.
Rekomandohet gjithashtu të rritet kapaciteti i fëmijëve për të pasur akses në drejtësi dhe për të ndjekur penalisht autorët. Nevojiten investime për zbatimin e ligjeve ekzistuese, duke përfshirë procedurat për hetimin, mbajtjen dhe ruajtjen e provave elektronike”, thuhet në njoftim. Kjo kërkon investime të vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të prokurorëve, departamenteve të prokurorisë, gjyqësorit, njësive speciale të policisë dhe profesionistëve dhe praktikuesve të tjerë përkatës për t’u marrë me sfidat e reja që sjell teknologjia në shfrytëzimin dhe abuzimin e fëmijëve.
Në njoftimin e Zyrës së UNICEF-it në Shkup shtohet se duhet të inkurajohen partneritetet ndërsektoriale në luftën për çrrënjosjen e trafikimit të fëmijëve. Bashkëpunimi me sektorin civil, me fëmijët që kanë përjetuar abuzimin dhe me grupet e udhëhequra nga të mbijetuarit e ish-trafikimit është kyç për ndërtimin e strategjive parandaluese dhe sistemeve të reagimit të përshtatura për fëmijët dhe të bazuar në informacionin për traumën e përjetuar.
“Nevojitet bashkëpunimi ndërkufitar dhe bashkëpunimi edhe me kompanitë e teknologjisë për të siguruar që përpjekjet synojnë gjithashtu adresimin e rreziqeve në zhvillim. Për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e trafikimit të qenieve njerëzore, është thelbësore të punohet me komunitetet dhe fëmijët dhe adoleshentët në rrezik, të tilla si shkëmbimi i informacionit praktik se si të raportohen incidentet dhe të kërkohet ndihmë. Trafikimi i fëmijëve mund të parandalohet dhe fëmijëve që kanë përjetuar abuzim duhet t’u ofrohet mbrojtje dhe akses në drejtësi. Fëmijët e trafikuar përjetojnë situata të paimagjinueshme dhe shpesh janë të ekspozuar ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit të rëndë. Të pazbuluar dhe të pambrojtur, ata janë të padukshëm, të privuar nga kujdesi dhe mbështetja, të pafavorizuar dhe shumë shpesh të bllokuar në një cikël të dhimbshëm abuzimi dhe shfrytëzimi që vazhdon edhe kur bëhen të rritur”, citohet në njoftimin e Zyrës së UNICEF-it në Shkup.
UNICEF-i, shtohet në njoftim, do të vazhdojë të mbështesë autoritetet në përpjekjet e tyre për të përshpejtuar aktivitetet multisektoriale për të forcuar kornizat e politikave legjislative, reagimin e drejtësisë penale, mbështetjen e viktimave dhe programet arsimore. Duke trajnuar profesionistë mbi temat e mbrojtjes së fëmijëve dhe sistemit të drejtësisë, UNICEF-i synon të ofrojë kujdes të informuar për traumat për fëmijët e trafikuar dhe të përmirësojë më tej menaxhimin e të dhënave të rasteve të trafikimit të fëmijëve.
“Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe të përforcuara, vendi mund të mbrojë të gjithë fëmijët në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Në Ditën Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, këtë vit, komuniteti global po bashkohet pas mesazhit “Mos lini asnjë fëmijë pas dore në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore” dhe UNICEF-i po bën thirrje për investime më të mëdha në përpjekjet për të parandaluar shfrytëzimin dhe abuzimin e fëmijëve dhe respektimin e të drejtave të tyre për mbrojtje”, citohet ndër të tjera në njoftimin për shtyp.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qeveria shqiptare miraton planin e sigurisë për kultivimin e kanabisit mjekësor
Punonjësit e policisë gjetën një vajzë 14-vjeçare nga Karposhi, të cilën e kërkonin prej tre muajsh
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?