LAJMI I FUNDIT:

UNICEF-i bën thirrje për respektimin e masave parandaluese të COVID-19 me qëllim të mbrojtjes së çdo fëmije në Kosovë

UNICEF-i bën thirrje për respektimin e masave parandaluese të COVID-19 me qëllim të mbrojtjes së çdo fëmije në Kosovë

Gjersa numri i rasteve me COVID-19 vazhdon të rritet, UNICEF-i kërkon që të kujdeseni për shëndetin dhe mirëqenien tuaj dhe të mbroni të tjerët.

UNICEF ka bërë thirrje që të vazhdohet ndërmarrja e tri masave paraprake të thjeshta për zvogëluar shanset për infektim ose përhapje të COVID-19, të mbahen maskat në hapësirat publike, të mbahet distanca 1.5 metër dhe të lahen duart vazhdimisht, transmeton Telegrafi.


“Mbrojtja e shëndetit të fëmijëve dhe komuniteteve mbetet prioritet kryesor për UNICEF-in. Ne jemi në partneritet me institucionet, shoqërinë civile, mediat, prindërit dhe të rinjtë në mënyrë që të reagojmë dhe të rimarrim veten nga efektet e COVID-19. Është arritur progres i konsiderueshëm por duhet të bëhet shumë më tepër për krijimin e një normaliteti të ri. Unë vet i praktikoj dhe u bëj thirrje të gjithëve të praktikojnë tre hapa të thjeshtë “maskë, distancë, higjienë” për ta mbrojtur njëri-tjetrin – tha, Murat Sahin, Shefi i Zyrës së UNICEF-it të Kosovës.

Që nga fillimi i shpërthimit, UNICEF-i ka siguruar 7.1 ton të pajisjeve mbrojtëse personale (PMP) për Ministrinë e Shëndetësisë, ku 10% e tyre janë shpërndarë në institucionet shëndetësore të komunitetit serb. 20,000 pako të higjienës familjare dhe pajisje shtesë për fëmijët u janë shpërndarë përmes Kryqit të Kuq të Kosovës familjeve në nevojë me mbështetjen financiare të USAID-it në Kosovë dhe Qeverisë së Luksemburgut.

“UNICEF-i do të vazhdojë të sigurojë asistencë teknike, ofrimin e furnizimeve esenciale, mbështetje efektive të komunikimit për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe familjeve të tyre”.

Ndërkaq, gjatë muajve të ardhshëm, në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSH-në, UNICEF-i do të sjellë 37.5 tonë shtesë pajisje mbrojtëse personale (PMP) për punonjësit shëndetësorë të vijës së parë. Këto furnizime esenciale janë vënë në dispozicion përmes mbështetjes bujare të Qeverisë së Luksemburgut me 19 ton (2,476,900 njësi PMP), Ambasadës së Japonisë në Kosovë me 9.5 ton (993,750 PMP) dhe Fondi i Mirëbesimit për Reagim dhe Rimëkëmbje nga COVID-19 i KB-së me 9-ton (916,700 PMP).

“UNICEF-i i vlerëson përpjekjet e donatorëve, institucioneve dhe partnerëve të tjerë dhe është i përkushtuar të vazhdojë me këtë partneritet të fortë në mënyrë që të plotësojë nevojat e personave të prekur nga COVID 1”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori