LAJMI I FUNDIT:

UNHCR synon të rrisë vetëdijen për Marrëveshjen Globale për Refugjatët

UNHCR synon të rrisë vetëdijen për Marrëveshjen Globale për Refugjatët

UNHCR, Agjencia e OKB-së për refugjatët në Prishtinë, do të mbajë një takim të dialogut të hapur për të ngritur vetëdijen për Marrëveshjen Globale për Refugjatët.

Marrëveshja Globale për Refugjatët flet për rëndësinë e pritjes, të mbrojtjes dhe të ndihmës për refugjatët.

Kjo ngjarje, po ashtu do të jetë një mundësi për të gjithë pjesëmarrësit që të kontribuojnë me ide se si të krijohet një ambient i favorshëm për integrim të plotë socio-ekonomik të refugjatëve.


Folës në këtë ngjarje janë Shef i misionit të UNHCR-së, Erol Arduç dhe Koordinatori për Zhvillim i OKB-së, Murat Shahin.

Takimi që nis prej orës 10:00 në “Sheshin 21” mbahet në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Refugjatëve. /kp/Telegrafi/