Meghan dhe Princi Harry bënë pjesë në listën prestigjioze të 100 njerëzve më me ndikim këtë vit, dhe pozuan për kopertinën e revistës në koordinimin e veshjeve bardh e zi të stiluar nga Nina dhe Clare Hallworth.
Së bashku me këmishën e saj të fildishtë dhe pantallonat me bel të lartë, Markle është parë se kishte edhe një unazë rozë në dorën e saj të majtë, të vendosur pranë unazës së saj të famshme të fejesës me tre gurë.
E krijuar nga ari 14 karatësh dhe e modeluar me një diamant të vogël pranë një më të madhi, stili “përfaqëson një grua që mbështet një tjetër përmes një ‘pinky promise’”,sipas faqes së internetit të markës.
Por ka edhe diçka tjetër të bukur në këtë unazë. Kompania prodhuese dhuron 50 për qind të fitimeve të saj për të financuar sipërmarrëset femra, me 11 kompani të financuara deri më sot.
“Misioni ynë në Shiffon është të mbyllim atë hendek gjinor, veçanërisht në sipërmarrje”, thuhet në një deklaratë në faqen e internet.
Për më tepër, Shiffon përdor metale të ricikluara, paketim minimal dhe të ripërdorshëm dhe gurë me burime etike në modelet e tij – sigurisht tërheqëse për Dukeshën e Sussex, e cila është një fanse e stileve të qëndrueshme.
Lista e personave më me ndikimi pasohet nga Naomi Osaka, Dolly Parton, Britney Spears dhe Alexei Navalny. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKur është koha që fëmija të hajë vetë?
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Disa mënyra të shpejta dhe të lehta për të hequr qafe kafshimet e dashurisë
Mosha gjatë së cilës fëmijët i shqetësojnë më së shumti prindërit
Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?
Planifikimi i shtatzënisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel