Ulet dukshmëria në rrugën Lisec-Kodra e Diellit

Në rrugën rajonale Lisec-Kodra e Diellit pasditen e sotshme ka mjegulla të mëdha me çka është ulur edhe dukshmëria deri në 50 metra, informojnë nga NP "Rrugët e Maqedonisë".
Në pjesë tjetër të rrugëve shtetërore komunikacioni po zhvillohet me rrugë me lagështi. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/01/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































