Kosova vitin e kaluar ka pasur më pak vepra penale, vrasje dhe vjedhje. Për këtë arsye, viti 2019 po konsiderohet si i suksesshëm për Policinë e Kosovës, edhe pse krahas kësaj ka pasur rritje në fushën e krimeve ekonomike, sidomos në aspektin e korrupsionit dhe fajdeve.
Kështu u tha në konferencën e Policisë së Kosovës, ku u prezantua raporti vjetor i punës.
Drejtori i këtij institucioni të sigurisë, Rashit Qalaj duke prezantuar raportin, tha se ky ka qenë ndër vitet më të suksesshme të Policisë.
“Ka qenë një vit i suksesshëm, kemi bërë një punë mjaftë të madhe në parandalimin e veprave penale, kemi ofruar siguri për të gjithë qytetarëve kemi pasur një mori sfidash të cilat kemi kaluar. Konsideroj se ato sfida janë realizuar mjaftë mirë edhe në bashkëpunim me institucionet tjera, kemi arritur që të zvogëlojmë krimin, sidomos në fushën e veprave penale, kemi arritur që të merremi me shumë hetime mjaftë komplekse të veprave penale të ndryshme qoftë në fushën e terrorizmit, apo të krimeve të rënda. Kemi arritur që të organizojmë një numër të madh të trajnimeve në vend e jashtë, qoftë sjelljen e ekspertëve të ndryshëm nga institucionet e huaja. Kemi arritur që vitin e kaluar t’i kemi dy gjenerata të Akademive, kemi arritur që të shfrytëzojmë buxhetin maksimalisht në fushën e shërbimeve rrjedhëse, për blerjen e një numri të rëndësishëm të pajisjeve të PK-së dhe po ashtu kemi arritur që Zyrën e Mediave ta mbështesim dhe që të kenë bashkëpunim të mediave”, tha ai.
Për detajet e numrit të rasteve, foli drejtori i departamentit për Operacione, Afrim Ahmeti, ku tha se krahasuar me vitin 2018, ka pasur ulje të tyre në rreth 8.90 për qind.
“Gjatë vitit 2019 Divizioni për siguri publike janë evidentuar 43 mijë e 668 raste prej tyre 30 mijë 259 mijë vepra penale dhe 13 mijë 409 raste të natyrave të tjera. Krahasuar me vitin 2018 ka pasur ulje të rasteve për 8.90 për qind. Ulje të veprave penale për 15.73 për qind. Ndërsa kundërvajtjet 11.45 për qind. Kisha vazhdu me disa nga veprat më të rënda penale të cilat janë më interes. Rastet e vrasjeve, vitin 2018 kemi pasur 34 vrasje, ndërsa në vitin 2019, 23 raste, apo ulje për 32 për qind. Rastet e lëndimeve të rënda trupore 288 raste kanë qenë në vitin 2018, 265 raste kanë qenë në vitin 2019. Rastet e vjedhjeve 5842 raste në vitin 2018, ndërsa në vitin 2019, 4519 raste, apo një ulje për 22,64 për qind. Vjedhjet rënda 4474 raste kanë qenë në vitin 2018, ndërsa në vitin 2019 3803 raste, apo një ulje prej 20.33 për qind. Grabitjet gjithashtu ka pas një rënie nga 297 raste që janë shënuar në vitin 2018, 171 raste ka në ndodhur në vitin 2019, apo një ulje për 42.42 për qind. Rastet e dhunës në familje nga 1540 nga viti 2018, në vitin 2019 me 1914 raste apo një ngritje për 24.4 për qind. Këto raste ne i marrim jo si rritje të rasteve të dhunës në familje, po si besim i qytetarëve për raportim në polici. Divizioni i sigurisë publike, policia ka arritur të arrestoj 13 mijë e 72 persona të dyshuar për aktivitete kriminale”, tha ai.
Ndërsa, drejtori i departamentit të Hetimeve, Riza Shillova bëri të ditur se ka pasur rritje të veprave penale që ndërlidhen me krimet kibernetike, korrupsionin dhe fajde.
Si sukses të këtij departamenti, ai tha se është angazhimi për konfiskimin e narkotikëve, dhe luftës kundër terrorizmit. “Kemi rritje të aktiviteteve të disa veprave penale që ndërlidhen me krimet kibernetike, korrupsionin dhe fajde. D.m.th këto janë në rritje, ndërsa në përgjithësi veprat tjera penale kemi në zbritje….në përgjithësi në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit kemi diku 43,28 për qind shtim të numrit të rasteve të hetuara në kuadër të vitit paraprak. Gjithashtu edhe të rastet e fajdeve kemi 13.6 për qind rritje të veprave penale në fushën e fajdeve”, tha ai, raporton KP.
Në kuadër të kësaj konference u bën të ditura edhe të dhëna të tjera që përfshihen në departamentet e kufirit, shërbimeve mbështetëse, ku në përgjithësi u tha se Policia e Kosovës ka bërë një punë të suksesshme vitin 2019.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ushtarët turq të KFOR-it me patrullime në disa komuna të Kosovës

LSDM: Është komedi që OBRM-PDUKM-ja na akuzon se kemi devijuar nga kursi properëndimor

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës