Forcat ukrainase po vazhdojnë me sukses të përballen me armiqtë rus.

Ushtria e Ukrainës ka publikuar të dhëna të reja se çfarë armatimi i kanë shkatërruar gjatë ditës së sotme Rusisë.


Sipas të dhënave, rusët kanë pësuar humbje në vlerë të rreth 50 milionë dollarëve (rreth 47 milionë euro).

Regjimenti i 14-të ukrainas shkatërroi Howitzer vetëlëvizës Giatsynt, cili kushtin tre milionë dollarë (2.8 milionë euro) dhe radar për sistemin e mbrojtjes ajrore, Buk, i cili kap vlerën e 10 milionë dollarëve (9.3 milionë euro).

Gjithashtu ukrainasit kanë shkatërruar sistemin e mbrojtjes ajrore Buk M2, i cili vlerësohet se kushton 30 milionë dollarë (rreth 28 milionë euro) si dhe radio stacion të luftës elektronike “P330 Zhytel”, i cili kushton 5-10 milionë dollarë (4.7-9.3 milionë euro).

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima ndër civilët dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/