Trupat ukrainase kanë rimarrë kontrollin në të gjithë territorin e rajonit të kryeqytetit, Kievit.

Kështu së paku ka njoftuar përmes rrjeteve sociale zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar.


"Irpin, Bucha, Gostomel dhe i gjithë rajoni i Kievit - është çliruar nga pushtuesi", shkroi ajo.

Kjo vjen pasi zyrtarët ukrainas thanë se kishin rimarrë qytetin e Brovary, i cili është 15 kilometra në lindje të kryeqytetit.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/