LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit publikojnë videon, me të cilën pretendojnë se janë futur në Krime dhe kanë ngritur flamurin

Ukrainasit publikojnë videon, me të cilën pretendojnë se janë futur në Krime dhe kanë ngritur flamurin

Sipas Kievit, forcat e inteligjencës ukrainase kryen një zbarkim në Krime me ndihmën e marinës.

Gjatë asaj që ata e quajnë një “operacion special”, forcat ushtarake zbarkuan në Krime, një gadishull ukrainas që është nën pushtimin rus që nga viti 2014 dhe u përleshën me forcat ruse, transmeton Telegrafi.

“Si rezultat, armiku pësoi humbje, dhe pajisjet ushtarake ruse u shkatërruan gjithashtu”, thuhet në një deklaratë të inteligjencës ushtarake ukrainase në Telegram.


Bien nga tarracat, shkallët e shkëmbinjtë - numri i vdekjeve të dyshimta vetëm sa po rritet në Rusi
Lexo po ashtu Bien nga tarracat, shkallët e shkëmbinjtë - numri i vdekjeve të dyshimta vetëm sa po rritet në Rusi

“Të gjitha synimet dhe objektivat janë përmbushur”, shtuan ata, duke theksuar se asnjë ukrainas nuk u lëndua.

Ata gjithashtu pretendojnë se kanë ngritur flamurin ukrainas në territorin e Krimesë.

Ata shpërndanë një video, e cila tregon ngritjen e flamurit të Ukrainës. /Telegrafi/