Forcat e Armatosura të Ukrainës (AFU) së shpejti do të futin në përdorim robotin D-21-12R, një robot i ri i prodhuar në Ukrainë, i armatosur me një mitraloz të kalibrit të madh.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi zhvillimin në një deklaratë më 7 prill, duke konfirmuar se sistemi është kodifikuar dhe miratuar zyrtarisht për përdorim në AFU, transmeton Telegrafi.
“Ministria e Mbrojtjes ka kodifikuar dhe miratuar për operim në Forcat e Armatosura të Ukrainës robotin D-21-12R të prodhimit ukrainas. Ai është i pajisur me një mitraloz të kalibrit të madh”, thuhet në deklaratë.
Në foton e publikuar nga ministria, roboti mund të shihet i pajisur me një mitraloz të rëndë Browning 50 të prodhimit amerikan, i njohur zakonisht si “Ma Deuce” në mesin e trupave amerikane.
Është e paqartë nëse mitralozë të tjerë të rëndë, të tillë si DShK sovjetik, mund të adoptohen në të. Sipas ministrisë, D-21-12R është projektuar për të kryer detyra të ndryshme, të tilla si vëzhgimi, patrullimi, sigurimi i mbështetjes nga zjarri për njësitë ukrainase dhe lufta ndaj personelit armik dhe automjeteve të blinduara të lehta.
Ministria tha gjithashtu se roboti mund të operojë në një terren të ashpër, si kënetat dhe pengesat në ujërat e cekëta, kushte që shpesh gjenden në fushëbetejë në Ukrainë.
Roboti operohet nga distanca dhe trupat mund ta përdorin atë nga një strehë e mbrojtur në një distancë të sigurt, shtoi ministria.
Ukraina po zgjeron me shpejtësi përdorimin e sistemeve robotike në fushëbetejë, me planet për të ofruar 15,000 njësi në vitin 2025, një rritje e madhe në krahasim me vitet e mëparshme.
Ndërsa vendosja në shkallë të plotë është ende e kufizuar nga sfidat teknike të tilla si lidhja, performanca jashtë rrugës dhe trajnimi i operatorëve, Ukraina po investon në robotët për të zvogëluar rrezikun për trupat e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rritet numri i viktimave pas shpërthimit të fuqishëm në Iran

The Guradian: Djali i zëvendësdrejtoreshës së CIA-s humbi jetën në Ukrainë duke luftuar për Rusinë

Publikohen imazhet e varrit të Papa Françeskut - shoqërohet vetëm me një trëndafil të bardhë

Mbi 67 mijë pakistanezë mund të humbasin Haxhin - qeveria ka bërë pagesat në llogari të gabuar

Kina anekson një ishull pranë bazës ushtarake të Filipineve

"Në varrimin e Papës së Paqes", kryeministrja italiane komenton takimin Trump-Zelensky

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar