Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar raportin më të fundit, sa i përket humbjeve që ia kanë shkaktuar armikut si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Në raportin më të fundit, pretendohet se 42.640 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, transmeton Telegrafi.


E nga këta, Kievi thotë se 300 prej tyre janë vrarë vetëm gjatë ditës së hënë.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara besojnë se numri i të plagosurve dhe të vrarëve rusë në luftën e Ukrainës, shkon në 80 mijë.

Ndërkaq Moska që nga fillimi i luftës vetëm një herë ka publikuar të dhënat sa i përket ushtarëve të vrarë – duke tentuar me çdo kusht që t’i fsheh këto të dhëna. /Telegrafi/