LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit godasin me raketa Krimenë e pushtuar nga rusët – shkatërrojnë anijet e Kremlinit  

Ukrainasit godasin me raketa Krimenë e pushtuar nga rusët – shkatërrojnë anijet e Kremlinit  

Ukrainasit kanë realizuar një sulm mbi territorin e pushtuar rus në Krime, duke e goditur me raketa portin në kohën kur Vladimir Putin po zhvillonte takimin me Kim Jong-un.

Sulmi u regjistrua me shtatë shpërthime të fuqishme, ku u godit porti në Sevastopol dhe një anije u përfshi nga zjarri, transmeton Telegrafi.


Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shfaq shpërthimet në qytetin që po shërben si qendra komanduese e marinës ruse në Detin e Zi.

Një objekt që riparon anijet u përfshi nga zjarri si dhe një trafo e energjisë elektrike u godit në port në Detin e Zi.

Në anën tjetër ministria ruse e Mbrojtjes, njoftoi se ukrainasit lansuan 10 raketa në port dhe dre dron ujor që goditën anije ruse në Detin e Zi.

Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un kanë zhvilluar një takim, ku besohet se është diskutuar për dërgimin e armëve të verikoreanëve në Rusi, të cilat do të përdoreshin në Ukrainë.

E vendet perëndimore kanë paralajmëruar Korenë e Veriut se nëse ndërmarr një veprim të tillë, do të ballafaqohet me sanksione të ashpra.

Ekspertët ushtarakë e shohin këtë lëvizje si një tregues së Rusia ka pësuar humbje të mëdha dhe se i kanë mbaruar rezervat – duke kërkuar ndihmë nga Koreja e Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori