LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit arrestojnë 400 të dyshuar si bashkëpunëtorë të rusëve

Ukrainasit arrestojnë 400 të dyshuar si bashkëpunëtorë të rusëve

Qindra persona janë arrestuar në rajonin Mykolaiv në jug të Ukrainë nga 5 deri më 8 gusht – nën akuzën se po bashkëpunojnë me forcat ruse.

Lajmi është konfirmuar nga gjeneral-major Dmytro Marchenko nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se posedojnë prova se secili prej të arrestuarve, i kishte dhënë informacione të rëndësishme trupave ruse.


Ukrainasit publikojnë pamjet: Parandaluam vrasjen nga rusët të ministrit dhe shefit të Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Mbrojtjes
Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë pamjet: Parandaluam vrasjen nga rusët të ministrit dhe shefit të Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Mbrojtjes

Arrestimet janë bërë gjatë një operacioni mirë të hartuar, dhe në koordinim me zyrën e kryeprokurorit janë kryer bastisje.

Në anën tjetër Moska po vazhdon të tentojë që të infiltrojë agjentë në strukturat e organeve të sigurisë në Ukrainë, mirëpo deri më tani shumë prej tyre janë zbuluar dhe arrestuar.

Ndryshe Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës e njohur si SBU, ka parandaluar së fundmi një seri vrasjesh me pagesë të përfaqësuese të liderit më të lartë ushtarake dhe politike dhe të figurave publike të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori