LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasi 24-vjeç martohet me kushërirën 81-vjeçare, nuk dëshironte të kryente shërbimin ushtarak

Ukrainasi 24-vjeç martohet me kushërirën 81-vjeçare, nuk dëshironte të kryente shërbimin ushtarak

Autoritetet ukrainase kanë filluar hetimet mbi pretendimet se një 24-vjeçar është martuar me kushërirën e tij 81-vjeçe vetëm që ta shmang shërbimin ushtarak.

Alexander Kontratyuk, 24-vjeç, thotë se është dashuruar në kushërirën e tij që është hiq më pak se 57 vite më e vjetër, duke mohuar kategorikisht pretendimet se me këtë veprim është munduar ta shmang shërbimin ushtarak, transmeton Telegrafi.


Rekrutimi në Ukrainë është i detyrueshëm edhe pse ka përjashtime, kur personave të caktuar u lejohet ta shmangin një gjë të tillë.

E nëse ai person dëshiron të mos e kryej shërbimin ushtarak, duhet të kujdeset për gruan që duhet të jetë më aftësi të kufizuara dhe këtë ta dokumentoj me letra zyrtare që dyshja janë të martuar.

E martesa e të riut me kushërirën e moshuar është mbajtur në fshatin Baykovka, në afërsi të qytetit Vinnitsa në pjesën perëndimore të Ukrainës.

Ndërkaq e pyetur nga gazetarët për martesën me kushëririn që është shumë më i ri në moshë, Zianida Illarionovna, 81-vjeçe, këmbëngul se ai është një burrë i mirë që kujdeset shumë për të.

Por, ndryshe thonë fqinjët e gruas së moshuar, të cilët pretendojnë se i riu kurrë nuk është parë në këtë rajon, e lëre më të kujdeset për të.

Një banor i këtij fshati ka deklaruar për mediat lokale se Illarionovën, më shumë e vizitonin nipat e stërnipat e motrat sesa bashkëshorti i saj.

Ai madje shtoi se ajo jetonte e vetmuar në një shtëpi, ku shenja e vetme e martesës ishte certifikata që Alexander e mbante me vete pasi që zyrtarët ushtarakë vizitonin fshatin duke kërkuar të rinjtë që refuzonin t’i përgjigjen ftesës që të kryejnë shërbimin ushtarak.

E ekspertët ligjor thonë se ushtria ka të drejtë t’i ftoj fqinjët e tyre që të dëshmojnë dhe nëse konstatohet se ka pasur shkelje, atëherë menjëherë do të dërgohet në ushtri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori