Kohët e fundit Ukraina ka ndërmarrë një seri sulmesh me dronë kundër Rusisë duke dëmtuar rafineritë e naftës dhe ulur ndjeshëm kapacitetet përpunuese të Moskës. Kievi dhe aleatët e tij synojnë të dëmtojnë burimin e të ardhurave të Kremlinin nga shitja e naftës.
Një dron ukrainas fluturon në qiellin e mbuluar nga tymi mbi rafinerinë e naftës Ryazan në Rusinë perëndimore. Mjeti përplaset me fabrikën dhe shkakton një shpërthim të madh.
Sulmi i 13 marsit ishte pjesë e një vale goditjesh të kohëve të fundit që kishin si objektiv industrinë ruse të naftës. Kievi pretendon të ketë goditur të paktën shtatë rafineri.
Analisti Tom O’Donnell thotë se shumë prej rafinerive ndodhen në zonat fqinje me Ukrainën.
“Luftërat kërkojnë sasi të mëdha nafte për tanke dhe makineri të tjera. Ai rajon është përgjegjës drejtpërdrejt për naftën që furnizon makinerinë e luftës”.
Sulmet synojnë gjithashtu reduktimin e të ardhurave ruse nga nafta. Edhe rafineria në Nizhny Novgorod, rreth 775 kilometra brenda Rusisë, u godit me dron më 12 mars, raporton zeriamerikes.
“Më parë, Rusia eksportonte po aq naftë bruto sa edhe karburante të përpunuara, por duke goditur rafineritë e përpunimit në thellësi të vendit, kjo e detyron Moskën që të shesë naftë bruto për të nxjerrë fitime”, thotë Thomas O’Donnell, analist për energjinë dhe gjeopolitikën.
Sulmet e fundit me dron e kanë pakësuar kapacitetin e përgjithshëm të përpunimit të naftës ruse me 370,500 fuçi në ditë ose 7% të totalit, sipas përllogaritjeve nga agjencia e lajmeve Reuters.
Presidenti i Ukrainës e vlerësoi ushtrinë për rritjet e aftësive me dron.
“Javët e fundit ka dalë në pah dobësia e makinerisë ruse të luftës. Ne mund t’i shfrytëzojmë këto dobësi me armët tona”, tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy.
Sulmet e Ukrainës do ta rrisin më tej ndikimin e çmimit tavan për naftën ruse që ka vënë Perëndimi që nga dhjetori i vitit 2022 për të goditur ekonominë ruse.
Aktualisht, shumica e naftës ruse transportohet me anije cisternë përmes Detit Baltik, çka ofron një mundësi për aleatët e Ukrainës, thotë analisti O’Donnell.
“Anijet cisternë janë shumë të vjetra dhe me probleme. Në bazë të ligjit ato mund të ndalohen dhe të inspektohen nëpër ngushtica apo ujëra territoriale mes Danimarkës dhe Suedisë. Inspektorët mund të gjejnë se anijet nuk i përmbushin kushtet e sigurisë për transportimin e naftës, ose nëse kanë siguracionin e duhur për transportin dhe t’i kthejnë ato mbrapsht. Kjo do të ishte një ndërhyrje dramatike.”
Vendet e G7 e kanë ashpërsuar që nga dhjetori procesin e vëzhgimit për respektimin e kufirit të çmimit të naftës ruse. Kievi dhe aleatët e tij shpresojnë që përpjekjet e tyre të kombinuara do të kufizojnë burimin kryesor të të ardhurave të Rusisë që po financon luftën në Ukrainë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos