LAJMI I FUNDIT:

Ukraina sulmon një urë në Krime

Ukraina sulmon një urë në Krime

Mediet ruse raportojnë për tre ose katër shpërthime në urën Chongar në Krime.

Një foto e publikuar në Telegram pretendon se tregon një nga shpërthimet, raprton Sky News, përcjell Telegrafi.

Sergey Aksyonov, udhëheqësi i instaluar nga Rusia për Krime, thotë se Ukraina e ka sulmuar urën me raketa.


“Armiku nisi një sulm me raketa në zonën e urës Chongar në veri të Krimesë”, tha ai në Telegram.

Ai tha se derisa shumica e raketave u rrëzuan, njëra arriti objektivin e saj.

“Ka dëmtime në shtratin e rrugës së urës automobilistike, tashmë kanë filluar punimet për riparim. Nuk ka viktima”.

Ukraina goditi në qershor të njëjtën urë, e cila është një nga disa lidhjet midis Krimesë dhe Ukrainës kontinentale.

Kjo vjen pas një sulmi me dron detar në një cisternë pranë urës Kerç, që lidh Krimenë me Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?

Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?

Botë
Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Evropa
Punëtori indian i 'zhytur' në borxhe gjen diamantin në vlerë të 100 mijë dollarëve që i ndryshon jetën

Punëtori indian i 'zhytur' në borxhe gjen diamantin në vlerë të 100 mijë dollarëve që i ndryshon jetën

Azia
Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Kroacia
Vandalizohen hekurudhat franceze para hapjes së Lojërave Olimpike - rrjeti i trenave del jashtë sistemit

Vandalizohen hekurudhat franceze para hapjes së Lojërave Olimpike - rrjeti i trenave del jashtë sistemit

Evropa
Orban me anë të një fjalimi paralajmëron për një

Orban me anë të një fjalimi paralajmëron për një "rend të ri botëror" dhe shpreh mbështetjen për Trumpin

Botë
Kalo në kategori