Gjermania e nis Evropianin e Francës mbrëmjen e sotme në orën 21:00 me ndeshjen kundër Ukrainës, trajneri i së cilës Mykhailo Fomenko pret që kampionët e botës në fuqi të luajnë një “futboll cilësor”.
Sa i përket formacioneve, të besuarit e Joachim Low pritet të jenë: Neuer; Höwedes, Mustafi, Boateng, Hector; Kroos, Khedira; Müller, Özil, Draxler; Gomez. Trajneri gjerman nuk do të ketë të disponueshëm Mats Hummels në këtë ndeshje të parë. Ndërsa Ukraina pritet të zbresë me këtë 11-she: Pyatov; Fedetskiy, Khacheridi, Rakitskiy, Shevchuk; Stepanenko, Sydorchuk, Garmash; Yarmolenko, Konoplyanka; Zozulya.
Low shprehet para ndeshjes së “Ukraina është një ekip shumë i mirë fizikisht, ndërsa ka edhe lojtarë të shpejtë në krah, të cilët bëhen tepër të rrezikshëm kur zbresin në kundërsulm. Ata zotërojnë energji të tilla, sa që mund të japin maksimumin përgjatë 90 minutave. Por, ne duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë dhe të ruajmë zotërimin e topit, pasi kështu do të mundemi ta mposhtim Ukrainën”, transmeton tch.
Më pas, trajneri gjerman shpjegon edhe përmirësimet e skuadrës së tij. “Deri në vitin 2014 ne luanim thuajse me të njëjtin formacion dhe me të njëjtin sistem taktik. Por, përgjatë dy viteve të kaluara jemi zhvilluar shumë. Nuk përbën më problem nëse e nisim një ndeshje me 3 lojtarë të tërhequr, apo me dy qendërmbrojtës, pasi kjo mund të ndryshojë edhe gjatë ndeshjes”, tha Loë.
Ndërkohë për homologun e tij rival, Mykhailo Fomenko, “çdo ekip është duke u zhvilluar. Gjermania nuk përbën përjashtim në këtë aspekt, edhe pse janë kampionët në fuqi të botës. Edhe pse arritën një fitore historike ndaj Brazilit, por që i mbetet historisë”.
Më tej Fomenko lavdëron gjermanët. “Ata janë ambiciozë dhe iu mungon një titull europian prej një kohe të gjatë, ndaj dhe do të bëjnë maksimumin për ta fituar këtë kompeticion që zhvillohet në Francë”.
Sa i përket formacionit të të tijve, ai shton se gjithçka do të vendoset në fund: “Kemi zgjidhur thuajse 90% të dilemave, por kemi ende kohë për të vendosur. Ka qenë gjithnjë e vështirë ta nisësh në mënyrën më të mirë të mundshme, por të paktën nuk do të ketë surpriza, pasi Gjermania do të luajë një futboll cilësor, sido që të jetë. E dimë që lojtarët tanë do të kenë një sfidë të vështirë përpara”.
Për kuriozitet, Gjermania dhe Ukraina janë përballur për herë të parë në Botërorin e vitit 1998. Oliver Bierhoff dhe Mario Basler shënuan në fitoren 2-0 të gjermanëve, përpara se të barazonin 0-0 në Kiev. /TElegraif
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës