Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të hapë Konferencën e 60-të të Sigurisë në Munih.
Kjo ngjarje po mbahet në kohë kritike, pasi në Shtetet e Bashkuara po vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale ku ka të ngjarë që sërish të përballen presidenti Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald Trump. Punimet e kësaj konference po mbahen edhe në kohën kur në Dhomën e Përfaqësuesve ka ngecur një paketë për ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, parashihet që t’i adresohet konferencës në ditën hapëse, ndërkaq një ditë më vonë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të bëjë paraqitjen e parë fizike në këtë konferencë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Vlerësohet se 50 udhëheqës botërorë do të marrin pjesë në këtë ngjarje vjetore, që e cilëson veten si forumin kyç në botë ku debatohet për politikën ndërkombëtare të sigurisë. Qeveritë e Rusisë dhe Iranit nuk janë ftuar.
Nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Kosovën do ta përfaqësojë kryeministri Albin Kurti, ndërkaq Serbinë presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq. Pjesëmarrja e tyre në të njëjtin forum po ndodh në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur për shkak të një vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar pagesat me dinarin serb. Ky vendim ka hyrë në fuqi më 1 shkurt në mes të kritikave ndërkombëtare dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mospërfillja e kërkesës amerikane për shtyrje të vendimit ka ndikuar në cilësinë e raporteve mes Uashingtonit dhe Prishtinës.
Ndërkaq, numri dy i politikës amerikane, Kamala Harris, e cila ka marrë pjesë në Munih edhe më 2022 dhe 2023, kësaj radhe përballet me vështirësi të tjera. Ajo këtë vit përballet me detyrën që të sigurojë aleatët se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për të mbrojtur sigurinë e tyre pasi Trump, që konsiderohet kandidati kryesor për të fituar nominimin e republikanëve për president, ka vënë në pikëpyetje mbrojtjen e aleatëve të NATO-s – të aleatëve që dështojnë të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre – nga një pushtim i mundshëm nga Rusia.
Harris planifikon të zotohet se SHBA-ja kurrë nuk do të largohet nga obligimet e saj ndaj NATO-s dhe do të krahasojë angazhimin e Bidenit për angazhim global me pikëpamjet izoluese për Trumpin, citohet të ketë thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nga Reuters.
“Nënpresidentja do të riangazhohet për të mposhtur ideologjitë e dështuara të izolacionizmit, autoritarizmit dhe unilateralizmit… dhe do t’i denoncojë këto qasje shkurtpamëse ndaj politikës të jashtme, që janë të rrezikshme dhe destabilizuese”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, raporton rel.
Harris pritet të takohet me Zelenskyn gjatë konferencës, tha Shtëpia e Bardhë.
Out now: #MSC2024 Agenda
🗣️ around 250 speakers
🎤 60 sessions
📺 most of it livehttps://t.co/1QxMFr4aCG— Munich Security Conference (@MunSecConf) February 16, 2024
Asaj në Munih do t’i bashkohet sekretari amerikan i Shtetit, i cili një ditë më parë qëndroi në Shqipëri, ku tha se Uashingtoni dhe Tirana kanë një “partneritet të jashtëzakonshëm”.
Nënpresidentja amerikane po ashtu pritet të shpreh besimin se populli amerikan do të vazhdojë të mbështesë qasjen e administratës Biden ndaj Ukrainës.
Ukraina, që varet shumë nga ndihma ushtarake dhe ekonomike që merr nga aleatët perëndimorë, po përballet me mungesë të municioneve dhe pajisjeve ushtarake në fushëbetejë dhe tani po përballet edhe me luftime intensive në qytetin lindor të Avdijivkës.
Kievi po ashtu me dëshpërim po kërkon që të rimbushë furnizimet me sisteme të mbrojtjes ajrore në mënyrë që të mbrojë civilët dhe infrastrukturën që goditen pothuajse përditë nga granatimet ruse dhe sulmet me dronë.
Harris me siguri do të pyetet për paketën e ndihmës ushtarake në vlerë prej 95.34 miliardë dollarë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin që Senati, i udhëhequr nga demokratët, e miratoi më 13 shkurt. Por, kjo paketë mund të mos dërgohet asnjëherë për votim në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, pasi këtë ndihmë e kundërshton Trumpi.
Ndërkaq, aleatët evropianë të Ukrainës kanë nisur të rrisin mbështetjen e tyre për Kievin.
Para shkuarjes në Munih, Zelensky fillimisht pritet që më 16 shkurt të qëndrojë në Berlin, ku do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Lideri ukrainas më pas do të shkojë në Paris për nënshkrimin e një pakti të sigurisë me homologun e tij francez, Emmamuel Macron, kanë konfirmuar zyra e Zelenskyt dhe ajo e Macronit.
Berlini nuk ka publikuar detaje për takimin Zelensky-Scholz, por Gjermania po ashtu është duke negociuar një marrëveshje të sigurisë me Kievin.
Konferenca mbahet në kohën kur po vazhdon lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.
Si lufta në Ukrainë, ashtu edhe ajo në Gazë, kanë rritur frikën se mund të zgjerohen dhe ka të ngjarë që këto çështje të trajtohen gjatë konferencës në Munih.
Presidenti i Izraelit, Issac Herzog, kryeministri palestinez, Mohammed Shtayyeh, dhe Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, po ashtu do të marrin pjesë në forumin e sigurisë.
Konferenca e Sigurisë në Munih do të mbyllë punimet më 18 shkurt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t’i ndalojë terroristët
Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij – çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite