Ujqër me lëkurë qengji: Këto shenja horoskopi e fshehin me mjeshtëri aferën dashurore

Ndërsa shumica e njerëzve lënë gjurmë të dukshme, nga mesazhet e dyshimta te ndryshimet e papritura të sjelljes, ka edhe nga ata që tradhtinë e çojnë në një nivel më të lartë, në nivelin e artit
Besimi është themeli i çdo lidhjeje, por tranzitet astrologjike në vitin 2026 sugjerojnë se disa shenja do të jenë në tundim më të madh se zakonisht.
Ndërsa shumica e njerëzve lënë gjurmë të dukshme, nga mesazhet e dyshimta te ndryshimet e papritura të sjelljes, ka edhe nga ata që tradhtinë e çojnë në një nivel më të lartë, në nivelin e artit.
Ata janë “ujqër me lëkurë qengji”, që do t’ju puthin me buzëqeshje për natën e mirë, ndërsa në mendje mbajnë një rrjet gënjeshtrash të ndërtuar në mënyrë të përkryer.
Inteligjenca e tyre, sharmi dhe aftësia për të kontrolluar emocionet i bëjnë pothuajse të pakapshëm, ndërsa loja e dyfishtë mund të zgjasë me vite, pa ju zgjuar asnjë dyshim. Ja cilat shenja të horoskopit janë më të aftat në fshehjen e tradhtisë, transmeton Telegrafi.

Peshorja
Peshoret janë mjeshtre të sharmit dhe diplomacisë, ndërsa aftësia e tyre më e madhe në tradhti është ruajtja e pamjes së një ekuilibri të përsosur. Peshorja nuk do ta ndryshojë sjelljen ndaj partnerit nëse ka dikë tjetër; përkundrazi, do të bëhet edhe më e sjellshme dhe më e vëmendshme për të kompensuar ndjenjën e fajit. Metoda e tyre është “fshehja në sy të të gjithëve”.
Ato do ta prezantojnë personin e ri si “thjesht një shok” ose koleg pune, me aq natyrshmëri sa do të ndiheni keq që keni dyshuar fare. Për shkak të nevojës së tyre që të pëlqehen nga të gjithë, Peshoret janë të afta të jetojnë dy jetë paralele për muaj të tërë, duke u kujdesur që fijet e atij rrjeti të mos ngatërrohen.
Akrepi
Nëse dikush di të ruajë një sekret, ai është Akrepi. Nën sundimin e Plutonit, ata janë natyrshëm të fshehtë dhe posedojnë një vetëkontroll të jashtëzakonshëm. Akrepi në tradhti nuk lë gjurmë digjitale, nuk i ndryshon fjalëkalimet para jush dhe nuk shfaq kurrë nervozizëm.
Taktika e tyre është dominimi psikologjik nëse përpiqeni t’i pyesni, ata do ta kthejnë situatën në atë mënyrë që ju të dilni të pasigurt ose paranojakë.
Akrepat janë strategë që planifikojnë çdo hap paraprakisht, dhe aftësia e tyre për ta ndarë tradhtinë fizike nga besnikëria emocionale u lejon t’ju shikojnë në sy dhe të gënjejnë. Për ta, tradhtia është një lojë pushteti që rrallëherë e humbin.

Peshqit
Peshqit janë ndoshta më të rrezikshmit në këtë listë, sepse arma e tyre kryesore nuk është logjika, por emocioni dhe harresa. Peshqit mund të futen aq thellë në gënjeshtrën e tyre, sa në fund edhe vetë ta besojnë atë. Kur tradhtojnë, ata nuk planifikojnë ftohtë si Akrepat, por i dorëzohen momentit, e më pas përdorin ndjeshmërinë e tyre të lindur si mburojë.
Nëse i përballni me prova, Peshqit do të shndërrohen në viktima, duke qarë se “janë humbur” ose se “u duhej ngushëllim”. Për shkak të imazhit të tyre si ëndërrimtarë të pafajshëm, askush nuk i percepton si tradhtarë të kalkuluar, gjë që u mundëson të qëndrojnë për një kohë të gjatë nën radar. /Telegrafi/



















































