Kapiteni Samir Ujkani ka folur pas ndeshjes, duke e analizuar edhe atë golin e dytë, që e barazoi sfidën në 2-2.

Kosova ishte dy herë në epërsi në këtë përballje, duke treguar se tashmë mund të luajë edhe me kombëtare të mëdha.


“Aksioni i tyre i golit, na zuri keq. Ata kanë kualitet dhe me gjysmë raste munden të na gol”.

55512145 2358411627524860 5558655319975919616 n 1 1

“Ne duhet sot t’i shikojmë pikat pozitive. Pikat negative i shikojmë me trajnerin nesër”.

Ai foli edhe për atë që ka bërë Kosova dhe sa njihet jashtë vendit.

“Të gjithë po çuditen se si kemi bërë progres brenda këtyre dy viteve. Duhet të vazhdojmë kështu”, deklaroi Ujkani. /Telegrafi/

telegrafi sport app