LAJMI I FUNDIT:

Ujkani i lumtur që u rikthye në portë: Ka qenë ndeshje speciale për shkak të historisë

Ujkani i lumtur që u rikthye në portë: Ka qenë ndeshje speciale për shkak të historisë
Samir Ujkani (Foto: ffk-kosova.com)

Samir Ujkani është rikthyer në portë pas një kohe të gjatë te Kosova.

Kapiteni i Dardanëve qëndroi për 90 minuta në fushë ndaj Greqisë, në humbjen e Kosovës 1-2.

Portieri i Torinos është i lumtur që është rikthyer në fushë për Kosovën, por i mërzitur me humbjen e pësuar.


“Jam i lumtur që jam rikthyer në portë, por rezultati na ka mërzitur shumë dhe na ka nervozuar”.

“Kjo ndeshje ka qenë më ekstra diçka se të tjerat për shkak edhe të historisë”, deklaroi kapiteni i Kosovës.

“Vijmë pas pandemisë dhe jemi takuar bashkë pas një kohe të gjatë. U vërejt që disa lojtarë nuk luajnë në klubet e tyre”, deklaroi Ujkani.

Ai ka thënë se grekët i shënuan golat pas gabimeve të lojtarëve që humbën topin afër zonës.

“Greqia golat i ka shënuar kur e kemi humbur topin, por e kemi lojën tonë dhe vazhdojmë me këtë mentalitet, ky mentalitet na qon përpara”.

“Na mungojnë tifozët e ata vazhdimisht na dërgojnë para. Nuk kërkojmë alibi, me punë mund të përparojmë. Kemi pranuar goditjen dhe duhet të reagojmë mirë që të punojmë maksimalisht dhe të kthehemi në nivelin që jemi”, vazhdoi Ujkani.

Krejt në fund kapiteni i Dardanëve ka theksuar se shpreson që deri në tetor të rikthehet tifozët në shkallët e stadiumit.

“Deri atëherë ndoshta kthehen edhe tifozët. Nuk duhet të shikojmë gjërat negative, por me pozitivitet. Shpresojmë të kthehemi te sukseset”, ka deklaruar Ujkani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

La Liga
Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Bundesliga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Ndërkombëtare
Kalo në kategori