LAJMI I FUNDIT:

Uji në Strugë është i ndaluar për pije

Uji në Strugë është i ndaluar për pije

Edhe njëherë ndalohet për pije uji në ujësjellësin e qytetit në Strugë. Analizat e Qendrës për Shëndet Publik kanë konstatuar shkelje të cilësisë, prani të turbullirës më të lartë se sa lejohet, gjë që e bën atë jo të sigurt për konsum të shëndetshëm.

Defekti i ujit në ujësjellësin publik në Strugë ka qenë një problem prej dekadash, për të cilin qytetarët kanë organizuar disa herë protesta.


Nga ndërmarrja publike “Vodovod”, prej vitesh e kanë lokalizuar defektin në disa mini hidrocentrale pranë Gorna Belicës, nga ku thonë se po ndoten burimet në Shum. /Telegrafi/