Modelja e njohur Aurela Hoxha e ka nisur ndryshe sot (e diel) ditën e saj.

Ajo është gjithnjë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat fotografi të ndryshme nga aktivitetet e saj të modelingut.


Por, rrallë fansat kanë pasur mundësinë ta shohin në një fotografi vetëm "ujë e sapun" modelen e njohur.

Për dëshirën e tyre, Hoxha ka publikuar një fotografi të tillë sot në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Ajo e ka nisur ditën në plazh, ndërsa ka preferuar të dalë në një fotografi tërësisht natyrale, pa makijazh.

"Mirëmëngjesi", ka shkruar Aurela në mbishkrimin e fotografisë, duke iu uruar kështu mëngjesin e mirë ndjekësve të saj. /Telegrafi/