Suksesi i Ballkanit në xhiron e parë të Ligës së Konferencës, ku barazoi me Clujin e Rumanisë, nuk ka kaluar edhe pa vëmendjen e UEFA-s.

Faqja zyrtare e UEFA-së e ka përmendur në një paragraf të quajtur “Best off the rest” edhe kampionin e Kosovës.


Në përshkrimin që ia ka UEFA, thuhet se Ballkani si debutues ishte shumë afër të arrijë fitore historike në debutim.

305400284 3277841252453570 7935087560595489813 n

“Ekipi kosovar, Ballkani, në sezonin debutues në gara evropiane, ishte shumë afër të arrijë fitore historike ndaj ekipit rumun CFR Cluj, falë golit historik të Armend Thaqit, por u ndalën nga goli me kokë i Yuri Matiasit në kohën shtesë”, shkruhet në faqen e UEFA-s.

Ballkani është pjese e Grupit G, ku bëjnë pjesë përveç Clujit edhe Sivasspori dhe Slavia Praga.

Të dy ndeshjet e këtij grupi janë mbyllur baras, dhe të katër skuadrat kanë nga një pikë.

305612443 3277841175786911 3798018782560088435 n

Në xhiron e dytë Ballkani udhëton drejt Pragës, ku takohet me Slavian më 15 shtator nga ora 18:45. /Telegrafi/

telegrafi sport app